• |
ide | kryesore

Video/ Super Messi udhëheq Barcelonën: 3-2 ndaj Athletic Bilbao e vendi i tretë në Liga

-Instant, Sport, Video



Në rikuperimin e javës së dytë të La Liga, Barcelona përmbys disavantazhin fillestar nga Iñaki Williams dhe rrëmben tre pikë të çmuara në tabelën ndaj Athletic Bilbao. Goditja me kokë e Pedri dhe dygolëshi i Messit lejojnë që ekipi i Koeman të fitojë 3-2 dhe të zvogëlojë në 7 pikë diferncën me kryesuesit e Atletico Madrid, ende me dy ndeshje më pak. Goli i Muniain ishte i padobishëm në fund.

Një mbrëmje e bukur futbolli u luajt në San Mamés të Bilbaos, përmes këmbëve të shkëlqyera të Lionel Messi dhe Pedri. Në 3-2 e arritur në shtëpi ndaj Athletic Bilbao, kampioni i padiskutueshëm dhe talenti i ri e tërheqin Barcelonën jashtë nga zonat e rrezikut, duke e kthyer përsëri në podiumin e La Ligas, megjithëse problemet për Koeman sigurisht nuk janë kapërcyer. Në debutimin e Marcelinos në pankinën e Athletic, katalanasit e nisën keq: vetëm tre minuta dhe mbrojtja blaugrana u befasua nga depërtimi i Iñaki Williams, i aftë për t’i shpëtuar mbrojtësve dhe të mposhtte ter Stegen. Për fatin e mirë të Barcelonës, edhe Baskët nuk janë të përsosur dhe portieri vendas Unai Simon në një dalje të pastudiuar i jep mundëinë Pedri të barazojë. Barça insistoi në kërkim të avantazhit dhe, 5 minuta nga pushimi ia arriti qëllimit me Messin, që shfrytëzoi një asist brilant të 18 vjecarit Pedri.

Pjesa e dytë duket si një kërkim i pafund për dygolëshin e Leos. Numri 10 provoi dhe provoi përsëri, pa ti anullohet një gol për offside dhe më pas vendosi firmën falë një asist perfekt nga Griezmann, për të mbyllur ndeshjen. Golin i Muniain, minoi sigurinë e tre pikëve, por nuk i ndryshoi dot shifrat përfundimtare 2-3 të takimit. Falë këmbëve të fenomenit nga Rosario, Barcelona ngjitet kështu në 31 pikë në renditje, duke kaluar Villarreal dhe Real Sociedad, dhe është pozicionuar në vendin e tretë në renditje. Real Madrid tani është 5 pikë prapa, por Atletico kryesues, +7, e duhet ende të rikuperojë dy ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *