• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi i Kushtetueses/ Për 40 ditë Kosova në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata Kushtetuese në Kosovë i hapi rrugë zgjedhjeve të reja.


Gjykata ka publikuar aktgjykimin e plotë në rastin e Etem Arifit. Pas më shumë se gjashtë muajsh, Gjykata Kushtetuese ka vendosur për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi. Sot Kushtetuesja ka publikuar edhe aktgjykimin e plotë që do t’iu përcillet palëve.


Publikimi i aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja i ka hapur rrugë edhe shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Vjosa Osmani për dy ditë me radhë ka pritur në Presidencë të gjitha partitë politike, derisa pas takimeve tha se për datë të zgjedhjeve do të vendoset vetëm pas vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa pritet brenda 40 citëve që vendi të shkojë në zgjedhje, data nuk është vendosur akoma. ©Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu