• |
ide | kryesore

Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten dhjetëra hektarë tokë në Fushë-Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dhjetëra hektarë tokë raportohet se janë përmbytur në Fushë Krujë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dy ditët e fundit.

Sipas News24 lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje, por për fat të mirë deri tani nuk raportohet për banesa që rrezikohen nga përmbytja.

Një ditë më parë, Instituti i Gjeoshkencës raportoi për reshje të dendura shiu deri në datën 11 janar, ku paralajmëroi edhe përmbytje.

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM,  këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve”. u tha në njoftimin e IGJEUM nje dite me pare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *