• |
ide | kryesore

Edhe dy javë/ Plani i demokratëve për ta nxjerrë Trump nga zyra para 20 Janarit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Presidentit amerikan Donald Trump i kanë mbetur edhe dy javë në detyrë, por demokratët kërkojnë shkarkimin e tij menjëherë, pasi mbështetësit e tij u futën me dhunë në Capitol duke shkatërruar gjithçka.

“Ajo që ndodhi në Capitol ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti. Ky president nuk duhet të rrijë as edhe një ditë më shumë në zyrë” tha Senatorit Çak Shumer, në një deklaratë. Sipas tij, Majk Pens, zv.presidenti duhet të zbatojë Amendamentin e 25, që lejon transferimin e pushtetit nga presidenti tek zv.presidenti, përkohësisht ose përgjithmonë.
“Nëse zv.presidenti dhe kabineti presidencial refuzojnë të reagojnë, Kongresi duhet të rifillojë punën për një procedurë shkarkimi të presidentit” tha ai. Demokratët i kanë dërguar një letër zv.presidentit Pens, ku i kërkojnë të veprojë për ta larguar Donald Trump nga zyra dhe ku thonë se ai ndërmori një kryengritje “me qëllim minimin e demokracisë”.

E PLOTE/ Si u pushtua Kongresi Amerikan, kaosi, armët dhe përplasjet

Si funksionon amendamenti i 25?

Amendamenti i 25 lejon zv.presidentin të bëhet president në detyrë, atëherë kur presidenti është i paaftë të përmbushë detyrën e tij dhe si shembull mund të jetë paaftësia nga një sëmundje mendore. Në pikën 4 të këtij amendamenti, parashikohet që zv.presidenti bashkë me një shumicë të kabinetit ta shpallë Trumpin të paaftë për të ushtruar detyrën. Ata duhet të nënshkruajnë një letër drejtuar kryesuesve të Kongresit ku deklarojnë paaftësinë e tij për të ushtruar detyrat dhe për pasojë të kërkojnë shkarkimin nga të gjitha funksionet. Në këtë pikë, Majk Pens, automatikisht merr detyrën.

Lexo edhe: Japin dorëheqjen shefja e stafit të Zonjës së Parë dhe Sekretarja Sociale e Shtëpisë së Bardhë

Presidentit i jepet një shans për një përgjigje me shkrim dhe nëse ai e kundërshton kërkesën, atëherë i takon Kongresit të marrë një vendim. Për këtë duhen 2/3 e votave. Por deri sa ky problem të zgjidhet, zv.presidenti vepron si president. Të njëjtat diskutime u bënë pasi Trump u prek nga Covid-19 në tetorin e kaluar, pas shqetësimit se ai ishte shumë i sëmurë për të drejtuar vendin.

Trump : Do të ketë një tranzicion paqësor të pushtetit në 20 janar

Amendamenti i 25 u ratifikua në 1967, katër vjet pas vrasjes së Xhon Kenedit. Disa presidentë e kanë dorëzuar me vullnetin e tyre përkohësisht detyrën. Si shembull është Regan në 1985 kur kreu një operacion për kancerin.

Cilat janë mënyrat e tjera për ta larguar Trump nga detyra?

Në kongres ka pasur thirrje tjera për një “impeachment” të Donald Trump. Kjo do të thotë që të ngrihen akuza në Kongres që mund të jenë baza për një proces gjyqësor. Ilhan Omar, kongresiste nga Minesota njoftoi se po punonte bashkë me një grup demokratësh për këtë. Demokratët e provuan një herë këtë skemë në 2019, kur e akuzuan se kërkoi ndihmë nga Ukraina për t’i përdorur për fushatën elektorale kundër Bajden, por akuzat u pushuan nga Senati që kontrollohej nga Republikanët.

Angela Merkel: E trishtuar për trazirat në SHBA

Kushtetuta e SHBA thotë se një president do të largohet nga zyra për “impeachment” për akuzat e tradhëtisë, ryshfetit, ose krime të tjera të rënda. Më shumë se një process criminal, ky mbetet një process politik dhe sërish kërkon votat e 2/3 të Senatit. Gjithsesi koha për këtë proces duket shumë e shkurtër, pasi në 20 janar, Xho Bajden do të ketë ceremoninë e inaugurimit.©Lapsi.al



11 Comments

  1. Ajo SHBA që i dha përgjigje “çadrës” dhe bojkotit të 2019, është ajo SHBA që i dha dje përgjigje dhe marrëzive të Donald Trump-it dhe partizanëve të tij, duke qëndruar të bashkuar republikanë dhe demokratë.

    E gjithë ajo që ndodhi në SHBA, është një kujtesë për këdo që gjuhën e dhunës e ka të vetmen shpresë për fitore, është një kujtesë për Sali Berishën, që thotë se nëse nuk fitojmë më 25 prill do djegim Shqipërinë, është një kujtesë për Ilir Metën, që mendon se më 25 prill, si humbës mund të provojë të përdorë forcën për të marrë pushtetin duke shpikur manipulimet dhe të vërtetat alternative.dhe thonit atehere kur rama e quajti kete loqen e amerikes qe zgjedhje e tij eshte fatjeqesi per ameriken,mbreme e pa bota se kurse ishte tramp,njelloj si salihu qe ja vjedhin zgjedhjet duke qene ne pushtet,ja dhe ne amerike doli nje shpellkar si salihu

    1. O idiot ji i sigurtë që pas 25 prillit edvini do të largohet me DAJAK, sepse ai ose do ti vjedhë votat, ose do të shpallë fitoren me institucionet e tepsisë, kështu që shqiptarëve që u ka ardhur shpirti ku nuk mba më dhe nuk kanë se çfarë të humbasin do ti kesh me 26 prill të gjithë me hunj në duar për të shfarrosur rilindjen e hajdutëve dhe parrazitëve si puna jote.

  2. “Faji” me i madh i ketij eshte qe cuditerisht nuk beri ate qe bene te tjeret, pra nuk filloi nje lufte per te mbajtur pushtetin, por u be viktime e nje lufte biologjike te cuditshme te nisur nga te tjere. Mesa duket mendoi se nuk e kishte te nevojshme sepse nuk ka pas kurre nje president, jo vetem ne Amerike, qe eshte larguar duke pas ato parametra te perbindshem ekonomike qe kishte Amerika perpara Covidit. E verteta eshte qe ky ka vrare me pak amerikane duke fituar me shume beteja nga te gjithe ne keto 30 vjet te pakten te pakten. Problemi eshte qe gjerat luhen ne nivel simbolik, dhe disa njerez qe futen cuditshem duke ecur ne Kapitol kushtojne me shume se c’shperblen cdo arritje.
    Ky hyri ne presidence cuditshem, qeverisi duke bere gjera ‘cuditerisht’ te mira por qe ne fund deshtoi ne nje lufte te paparashikuar qe i mblodhi te gjitha gjerat kunder bashke cuditerisht atehere kur duhej. Doli nga presidenca cuditshem dhe ne 20 janar do ja le postin presidentit me te cuditshem qe ka pas Amerika.

  3. MIRI…. Aman na thuaj e na ndrico.
    Ca do ndodh ne 20 janar???
    Vetem se para se te na tregosh. Te lutem pi ilacet.

  4. Ju paralajmeroi Ed Rama per kete budallen ne amerike dhe i beri thirrje popullit amerikan qe god forbid te zgjidhet ky. Ja tani si po paguani pasojat. Me jete njerzish, me prestigj, me kosto ne dollar.

  5. Pse jeni kaq karuca te gjithe. Normal qe po te shohesh cnn, bbc, nyt etj e kane paracaktuar bide-nin si president I zgjedhur. Prisni deri me 19 jamar dhe do shihni. Akoma nuk keni kuptuar nje gje: qe kar-didati I zgjedhur akoma nuk ka zgjedhur kabinetin e tij, kur normalisht I duhet nje kohe prej 30 dite qe te kalojne ne senat per miratim, perjashto vetem 3 sekretare shteti dhe me e cuditshmja qe kandidatja per zv.presidente nuk ka dhene akoma doreheqjen nga senati I kalifornise. Ka pune puna or toca jo si ne shqiperi qe qeverine e bejne ke kafja. Prisni se do shikoni gjera qe nuk I keni cuar neper mend

    1. He me te lumte goja o A. i ores 14:42. Ta kuptojne mire tocat se si eshte e verteta, jo mashtrimet e mediave bastarde e te blera. Se fatkeqesisht njerezit jane kthyer ne dele partie e mediatike. Do i ikte goja dhe mendja edhe Carls Darvinit po te qe gjalle.

  6. Ajo qe ka ndodhur ne amerike eshte vertet tronditese per vete ameriken dhe boten. Vjedhja dhe mashtrimi elektoral i shekullit nuk do kete media qe ta censuroje dot te verteten. Prisni dhe pak o lulekuqet e Rilindjes mavi se ne ditet ne vijim do degjoni lajme interesante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *