• |
ide | kryesore

Video/ I ra infarkt në fushë, humb jetën futbollisti: 24 vjeçarit pësoi vdekje të trurit

-Instant, Sport, Video



Alex Apolinario, lojtari i FC Alverca, divizioni i tretë Portugez, kishte pësuar infarkt në 3 janar duke u shembur përtokë në ndeshjen kundër Uniao de Almeirim në javën e dhjetë të kampionatit të Divizionit të Tretë. Rrëzimi tronditës ndodhi papritur në minutën e 27 të lojës, me djaloshin që nuk pati kontakt me askënd para humbjes së vetëdijes. Ambulancës iu deshën më pak se 60 sekonda për të arritur në qendër të fushës dhe e çuan futbollistin në spital ndërsa shokët e skuadrës dhe rivalët formuan një rreth për t’u lutur për shëndetin e tij. Vetëm katër ditë më vonë, futbollisti i ri humbi jetën. U mendua se defibrilatori kishte arritur ta shpëtonte, por nuk ndodhi kështu…

Kjo ishte deklarata zyrtare e ekipit portugez në Instagram, në të cilën konfirmohet vdekja e futbollistit: “Me keqardhje të thellë po bëjmë të ditur, sipas informacionit të siguruar nga mjeku personal i Spitalit Vila Franca de Xira, se ka humbur jetën nga vdekja e trurit sportisti ynë Alex Sandro dos Santos Apolinário këtë mëngjes. FC Alverca Futebol SAD do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjen. Në këtë moment të zisë të gjitha aktivitetet e FC Alverca anulohen”.

https://youtu.be/dqByW0un81M



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *