• |
ide | kryesore

“Jemi skizofrenë”: Gattuso i tërbuar pas humbjers së Napolit në shtëpi me Spezia

-Instant, Sport



“Nuk është vetëm një fat i keq: i thashë ekipit se këtë vit ne po hedhim në kosh ndeshje të pabesueshme. Dhe kjo më djeg. Po shoh një Napoli skizofrenik.” Këto janë fjalët dhe kjo është analiza e pamëshirshme që Rino Gattuso ka bërë pas disfatës në shtëpi me Spezian. “Kam parë katër ose pesë raste para portës ku nuk kemi shkuar me bindjen e duhur”, përsëriti trajneri i të kaltërve. “Nëse nga një gabim pastaj na e fusin, ka mbaruar puna. Ndeshjet luhen deri në fund, e në vend të kësaj ne hyjmë në krizë në vështirësinë e parë. Fillojmë të mendojmë për gabimin e bërë në fushë. Duhet jo vetëm të jemi thjesht vendimtar para portës, por gjithashtu të pranojmë që Spezia mund të barazojë dhe më pas të kthehet në lojë. Nëse nuk ia bëra të qartë ekipit, pjesërisht është edhe faji im ”

Fjalë të qarta dhe të vendosura që gjejnë jehonë në ato të Insigne, që vendosi fytyrën para kësaj humbje pas takimit me Spezian: “Më vjen keq për këtë disfatë, na mungoi finalizimi dhe unë jam ai që bëri më shumë gabime” deklaroi ai. “Jam kapiteni dhe duhet të jem ai që udhëheq ekipin. Sot ne mund të kishim luajtur me orë të tëra, dhe goli nuk do të kishte arritur. Por nuk është vetëm çështja e kësaj: Unë e përsëris, ndiej përgjegjësinë mbi mua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *