• |
ide | kryesore

Kim dhe Kanye në luftë për vilën 60mln dollarëshe

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjatë gjithë verës Kim Kardashian dhe Kanye West ishin në qendër të vëmendjes duke u përfolur për ndarje e ribashkime. Megjithatë, zërat nuk u konfirmuan asnjëherë teksa ata u nisën familjarisht me pushime duke shuar çdo thashethem.

E pikërisht, kur s’e prisnim të gjitha mediat e huaja po raportojnë se ata janë ndarë dhe dokumentet e divorcit janë në proces e sipër. Burime shumë të sigurta pranë çiftit kanë konfirmuar për “E! News” dhe “Page Six” se Kim dhe Kanye i kanë dhënë fund gjithçkaje mes tyre, por këtë gjë duan ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.

Kim dëshiron që të njoftojë divorcit kur procedurat të jenë mbyllur përfundimisht raportojnë mediat e huaja, të cilat tregojnë gjithashtu se çifti është “në luftë” për shtëpinë e tyre 60 milion dollarëshe në “Hidden Hills”.

Rezidenca e tyre në Kalabas është 15,667 metra katrorë dhe ende nuk dihet ç’vendim do të merret.

Rrjeti po zien orët e fundit dhe shkak është bërë një teori që lindi në TikTok dhe me siguri do ju duket edhe ju aq e pabesueshme sa gjithë të tjerëve. Sipas kësaj teorie, Kanye West mund të ketë tradhëtuar Kim Kardashian me Jeffree Star, makeup artist i famshëm.

Shkak i gjithë bujës u bë Ava Lousie që për më tepër shprehet se nuk është habitur nga ky fakt sepse e ka ditur prej kohësh për marrëdhënien e Kanye me Jeffree.

Sipas lajmeve reperi është shërngulur në Wyoming për të qëndruar larg Kim, por nga ana tjetër ky vend është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit.

Daniel “Keemstar” Keem kërkoi një prononcim ditën e sotme nga Star në lidhje me këtë teori dhe mori si përgjigje: “Hahaha. Unë jam duke kaluar bukur në Wyoming, ejani vizitojeni ndonjëherë!”

Një tjetër llogari e njohur showbizi në TikTok e quajtur @pattypopculture thotë se afërsia mes Star dhe Kanye – ata të dy kanë shtëpi në Hidden Hills, California – mund të jetë një shenjë. Po ashtu, sot Star fshiu një status të bërë në 2011 kur kishte shpërndarë postimin e Kanye që thoshte “Nata e kaluar ishte shumë argëtuese! Xoxo”.

Përveç spekulimeve, nuk ka asnjë provë për të vërtetuar që Star dhe Kanye janë në të vërtetë në një lidhje – megjithëse në këngën e tij të vitit 2009 “Bitch, Please”, Star pretendon se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Kanye, dhe me një shumë të famshëm të tjerë. Ai thotë në rreshta: “Bëra seks oral Kanye West, tani jam një nga vëllezërit e tij”. Se si është e vërteta nuk e dimë, por që kjo teori është shumë shokuese.

Nga ana tjetër, fansat tashmë po spekulojnë se me kë do të dalë ylli i “Keeping Up With the Kardashians” pasi i dha duart reperit.

Shumë njerëz në Twitter po shkruajnë se 40-vjeçarja mund të dalë me analistin e CNN Van Jones, me të cilin ajo ka punuar dikur. Një person shkroi në Twitter: “Unë përpiqem të mos merrem shumë me showbiz por Kim Kardashian & Van Jones nuk më duken shumë larg njëri-tjetrit. Kim po përpiqet për t’u bërë një avokate. Van Jones është avokat. Të paktën i ka bërë llogaritë. ”

Në 2018, Jones u takua me Kim në Shtëpinë e Bardhë, teksa Jones tha për Andy Cohen në “Watch What Happens Live” në 2019 se ylli i reality-showt është “e shkëlqyeshme”, duke shtuar se ajo do të bëhet një avokate e mirë sepse është “tepër bindëse dhe këmbëngulëse”. Ai gjithashtu zbuloi në atë intervistë se ai është në kontakt me Kim disa herë në javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *