• |
ide | kryesore

Kosovë/ 309 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 6 të vdekur

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se në Kosovë gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë, ndërkaq në 24 orëshin e fundit janë regjistruar edhe 309 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja me COVID-19 dalin pas testimit të 1.417 mostrave. Në raportin ditor të IKSHPK-së bëhet e ditur se edhe 601 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, marsin e vitit të kaluar, e deri më 7 janar, janë regjistruar 52.943 raste me këtë virus. Prej tyre, 1.363 pacientë kanë vdekur dhe 44.436 janë shëruar. Raste aktive janë 7.144.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *