• |
ide | kryesore

Mbytet një 80-vjeçare në liqenin e Shkodrës (FOTO)

Arkiva



Një 80-vjeçare është gjetur e mbytur sot në breg të liqenit të Shkodrës.

Nga të dhënat e para të policia e moshura mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se ishte larguar nga banesa që më 29 dhjetor të vitit 2020.

Detaje nga policia 

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *