• |
ide | kryesore

“Me u çu krejt bota nuk e ndalin dot”/ Konjufca: Kurti do kandidojë në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kreu i partisë së tij Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet dhe se interpertimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në forma të tjera, po bëhet me qëllim që të shkaktohet mjegull.

Konjufca tha se asnjë Gjykatë nuk mund të prekë parimet që janë të shkruara në Kodin Penal. Madje ai thotë se “me u çu krejt bota nuk munden me e ndalë Albin Kurti të kandidojë për deputet”.

“Ky ka qenë prej shumë çarqeve një devijim i qellimshëm i thelbit të votimit të Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj që është ngrit prej atyre që dojnë me shkaktu mjegull, se i kanë humb të gjitha betejat tjerat përveç mjegullës si instrument. Tash e kanë vetëm një metodë me luftu VV-në, kjo është pasiguria, shpërndarja e frikës te qytetarët në mënyrë që kështu t’i ç’orentiojnë qytetarët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ketë kurrfar pasoja perveç zgjedhje të reja. Sa i përket Albin Kurtit këtë nuk mund ta vendos Gjykata Kushtetuese, kjo është e pastërt si drita e diellit. Asnjë Gjykatë nuk mundet me prek këtë parim që është i shkruar në çdo Kod Penal të shteteve demokratike”, – tha Konjufca.

“Kush shkon deri në masën për me e prek, qoftë edhe prej KQZ-së këtë parim universal të Kodit Penal, kush thotë që për veprën penale më i rëndësishëm qenka Ligji për Zgjdhjet sesa Kodi Penal ai bën shkelje të rëndë. Kjo shkelje duhet me u trajtu pas disa muajve kur të vijë drejtësia në vend”, shtoi Konjufca.

Ai tha se është i bindur që Kurtit nuk mund t’i ndalohet e drejta për të kandiduar për deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.

“Albin Kurti me këtë legjislacion e ka fitu mandatin e vitit 2019, me këtë Kod Penal të vitit 2012. Kushtetuta ia garanton Albin Kurtit që ajo që iu ka shqiptuar përmes veprës së tij, i cili karakterizohet me Kushtetutë dhe me Kod Penal si dënim me kusht, për këtë Albin Kurtit me u çu krejt bota nuk munden me ja ndalu me kandidu për deputet. Për këtë jam i sigurt, për këtë jam i bindur, e di që po kanë qejf por nuk munden me ja ndalu”, u shpreh Konjufca.

Në anën tjetër edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë se pjesë e listës së deputetëve do jetë edhe Albin Kurti.

“Albin Kurti ka me kandidu. Ai është njeriu më i votuar në Kosovë. E ka pas vetës besimin e qytetarëve. Aktgjykimi nuk e prek Albin Kurtin. Në listë do të hyjnë njerëz që kanë marrë numër jashtëzakonisht të madh të votave, që janë ndër njerëzit me të votuar në Kosovë e që gëzojnë besimin qytetar. Nuk kemi asnjë arsye të vetëm që këta të mos jenë në listë”, u shpreh ai.



5 Comments

  1. Ja fut pordhes ky me duket. Nuk e di por Kosoven por kur flet per gjithe boten ai duhet ta dije se ketej nga lagja jone dhe nga shume lagje te tjera(Gjermania p.sh.) nuk ka rregull qe i jep prioritet kodeve mbi ligjet e zakonshme. Prioritet ka ai ligj qe rregullon ne menyre specifike situaten apo eshte me i vonshem. Tani, eshte e vertete qe veprat penale dhe denimet eshte detyrim kushtetues te vendosen ne kod penal por jo cdo kufizim te drejtash per shkak te vepres penale vendoset ne kod penal.

    1. Ka o Ner ka. Nuk ke faji ti fajin e ka Shqiperia qe nuk na ka mesuar as kulturen minimale juridike.
      Prioriteti eshte si me poshte (te renditura sipas prioritetit):
      Konventat nderkombetare (te ratifikuara ne Parlament)
      Kushtetuta
      Kodet (psh. kodi civil, penal, rrugor itj.)
      Liget e thjeshta
      etj.

      1. Po ajo renditje qe jep ti nuk do te thote qe gjykata kushtetuese shfuqizon ligjet se vijne ne kundershtim me kodet, apo qe gjykata ka detyrim te zbatoje kodin perpara ligjit.Ato jane ne status te barabarte formal, pra ligje qe i ndryshon vetem menyra e miratimit. Gjykata mund ta shfuqizoje nje ligj te zakonshem si antikushtetues kur rregullon ceshtje qe duhet te rregullohen me kode sipas kushtetutes por ne kete rast ligji shfuqizohet per shkak se bie ne kundershtim me kushtetuten dhe jo me kodet. Nese ceshtjet nuk duhet te rregullohet detyrimisht me kod sic eshte ky rast atehere ligjvenesi eshte i lire ta rregulloje me ligj te zakonshem qe miratohet me shumice te zakonshme.

        1. Se pari Gjykata Kushtetuse gjykon vetem perputhshmerine me Kushtetuten, asgje tjeter. Ajo nuk gjykon nese nje ligj i thjeshte eshte ne kndeshtim apo jo me kodin pepal prsh.
          Ligjet nuk kane status te barabarte. Ligjet qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave (si kodet prsh.) per tu miratuar kane perparesi kundrejt ligjeve qe kerkojne 50% +1. po te marim nje shembull, nese kodi penal thote qe per vjedhje denohesh 1-5 Vite burg, dhe qeverise i teket dhe miraton nje ligj ku thuhet se kush vjedh deputetet apo ministrat denohet me 10 Vite, atehere kjo nuk meret parasysh dhe denimi maksimal qe mund te mari ai qe ka vjedh deputetet eshte 5 Vite, sic e ka kodi penal, sepse ai ka perparesi.
          E dyta nese kushtetuta thote qe cdo person ka e drejte qe te kandidoje per deputet, ti e ke te pa mundur qe tia heqesh kete te drejte dikujt me nje ligj te thjeshte, pa ndryshuar me pare kushtetuten.
          71.1 “Secili shtetas i Republikës së Kosovës i cili është tetëmbëdhjetë (18) vjeç ose më i madh dhe përmbush kriteret ligjore, mund të jetë kandidat për deputet.

          70.3.6 “Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse: dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim; ”

          Mesa kam informacion une per Kosoven atje Ligji thote qe i nderpritet mandati nese eshte denuar me vendim te formes se prere sipas 70.3.6, per kete arsye eshte e pa ligjshme qeveria Hoti.

          Gjithsesi per mua nuk ka shume rendesi a kandidon Albini apo jo.

          ps. une nuk jam jurist, mud te di dhe ndonje gje gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *