• |
ide | kryesore

Nga Ankaraja në Athinë/ Mediat greke: Rama po luan me 2 porta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazeta greke “Protothema” i ka kushtuar një shkrim të posaçëm vizitës së kryeministrit Edi Rama në Ankara dhe asaj që pritet të ndodhë të premten në Athinë. Me titullin “Rama në Athinë pas Ankarasë: “fusha e dyfishtë” e shqiptarit” gazeta greke shkruan se Kryeministri i Tiranës ka lidhje të ngushta me Turqinë por pret “pasaportë evropiane” nga Greqia.

Shkrimi i plotë

Kryeministri shqiptar Edi Rama po luan me 2 porta duke ardhur në Athinë të Premten, ku do të ketë një “takim privat” me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, ndërsa do të drekojë me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm.

Kjo është një vizitë informale nga Kryeministri shqiptar, i cili ishte në Ankara dy ditë më parë me ftesë të Presidentit Erdogan. Të dy udhëheqësit, të cilët mbajnë një marrëdhënie të ngushtë, nënshkruan një seri marrëveshjesh bashkëpunimi në shëndetësi, arsim, ndërtim, infrastrukturë dhe kulturë. Ata gjithashtu nënshkruan një marrëveshje “Partneriteti Strategjik”.

Prapa marrëveshjeve, ftesa e Erdogan patjetër që kishte të bënte me “papranueshmërinë” e Ankarasë ndaj lëvizjeve të fundit të Tiranës drejt Greqisë. Siç dihet, më 20 tetor, Rama dhe Dendias ranë dakord që Shqipëria dhe Greqia t’i drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk do të kishte kompromis mbi çështjen e negociatave dypalëshe. Kryeministri shqiptar më pas e quajti atë “e drejta e Greqisë” për të zgjeruar ujërat territoriale në 12 milje kur është e mundur – një deklaratë që bie në kundërshtim me pozicionet turke në Egje dhe rajonin e Kastellorizo.

Një marrëveshje për menaxhimin e kufirit greko-shqiptar në zonat detare i jep vendit tonë një avantazh serioz juridik dhe diplomatik, pasi Greqia tashmë ka bërë marrëveshje përkatëse me Italinë dhe Egjiptin – dhe vetëm me Turqinë dhe regjimin libian nuk ekzistojnë zhvillime të ngjashme.

Ankaraja vazhdon të ruajë “kauzën e luftës” në lidhje me shtrirjen e ujërave territoriale greke në 12 milje në Egje – kështu që lëvizjet e Ramës u morën si një veprim negativ nga Ankaraja.

Në pushtet për 7 vjet, Edi Rama konsiderohet aleati më “besnik” i Taip Erdogan në rajon. Mbi të gjitha, Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri. Ishte Rama që përmes Ankarasë kishte imponuar rrëzimin nga Gjykata e Lartë e vendit të marrëveshjes së parë greko-shqiptare për krijimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike të firmosur mes Karamanlis dhe Berisha.

Prapa “kthesës” së z. Rama, i cili pranoi shkuarjen bashkë me Greqinë në Hagë qëndron sigurisht perspektiva evropiane e vendit të tij: Shqipëria e Ramës, si dhe Maqedonia Veriore e Zaevit, po presin këtu e shumë kohë më parë datën për fillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian: një proces paketë i cila tani është “bllokuar” për shkak të vetos bullgare.

Z. Rama ka të gjitha arsyet për të luajtur “kartën evropiane” – kjo është arsyeja pse, në fund të fundit, ai arriti një marrëveshje me Nikos Dendias për zonat detare. Por tani Athina është e shqetësuar se nga presioni i Ankarasë Z. Rama mund ta anulojë atë dhe kjo vjen “fiks” me qëndrimin e Presidentit shqiptar Ilir Meta, i cili ka akuzuar Ramën për koncesione ndaj Greqisë dhe diplomaci sekrete.

Në dritën e këtyre të dhënave, prezenca e Kryeministrit shqiptar në Athinë është me interes të veçantë. Natyrisht vetoja e Bullgarisë mbi gjuhën e folur në Shkup sa të mbetet në fuqi favorizon objektivisht planet e Ankarasë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ajo SHBA që i dha përgjigje “çadrës” dhe bojkotit të 2019, është ajo SHBA që i dha dje përgjigje dhe marrëzive të Donald Trump-it dhe partizanëve të tij, duke qëndruar të bashkuar republikanë dhe demokratë.

    E gjithë ajo që ndodhi në SHBA, është një kujtesë për këdo që gjuhën e dhunës e ka të vetmen shpresë për fitore, është një kujtesë për Sali Berishën, që thotë se nëse nuk fitojmë më 25 prill do djegim Shqipërinë, është një kujtesë për Ilir Metën, që mendon se më 25 prill, si humbës mund të provojë të përdorë forcën për të marrë pushtetin duke shpikur manipulimet dhe të vërtetat alternative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *