• |
ide | kryesore

Pamje nga brenda Kongresit amerikan pas sulmit të mbështetësve të Trump

Lajme, Planet



Dita e djeshme do të mbetet gjatë në memorien e Amerikës pas sulmit të mbështetësve të Donald Trump kundër Kongresit. Mediat amerikane dhe botërore kanë publikuar të tjera pamje nga ajo që nuk u pa nga “pushtimi” i Kongresit.

Pas thirrjeve jashtë, të nxitur nga retorika e Trump protestuesit u futën brenda duke kthyer përmbys gjithçka kishin përpara. Situata e pazakontë zgjati për disa orë më pas u Kongresi u mor nga garda në kontroll duke certifikuar fitoren e Joe Biden.

Fotografitë tregojnë kaosin pas incidenteve të shkaktuara nga protestuesit, mbështetës të Presidentit të SHBA Donald Trump. Imazhet shkaktojnë trishtim dhe shqetësim. Ndërtesa u dominua nga banderola dhe fletushka me parulla të tilla si “tradhtarë” dhe “ndaloi vjedhjen”.

Protestuesit thyen dritaret, vandalizuan statuja të figurave të shquara amerikane, thyen zyra dhe shpërndanë dosje dhe dokumente në të gjithë ambientin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *