• |
ide | kryesore

Paralajmërimet e IGJEUM për përmbytje, Meta vjen me një thirrje për qeverinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me paralajmërimet e bëra nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për një përkeqësim potencial të situatës hidrometeorologjike në të gjithë territorin e vendit.

Paralajmërimi nga IGJEUM ishte veçanërisht për ultësirën veriperëndimore, si dhe në zonat nga Shkodra në Fier.

Meta i bëri thirrje qeverisë, veçanërisht ministritë përgjegjëse, prefekturave dhe bashkive në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, të marrin në konsideratë këto paralajmërime serioze dhe të garantojnë urgjentisht.

“Në këto kushte, i bëj thirrje Qeverisë, ministrive përgjegjëse, prefekturave dhe bashkive në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, të marrin në konsideratë këto paralajmërime serioze dhe të garantojnë urgjentisht:

– Informimin me transparencë dhe në kohën e duhur të popullatës, që jeton në zonat me rrezik potencial përmbytjeje, me qëllim garantimin e jetës dhe minimizimin e pasojave në prona e bagëti;

– Garantimin me rezerva të mjaftueshme ushqimore për popullatën dhe blektorinë;

– Vendosjen e hidrovoreve në regjim gatishmërie pune, me kapacitet të plotë;

– Vënien në gatishmëri të strukturave të koordinimit, menaxhimit dhe atyre operacionale, me qëllim marrjen e të gjitha masave parandaluese për minimizimin e riskut në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut;

– Gatishmërinë e strukturave operacionale, grupeve të kërkim-shpëtimit, mjeteve ajrore dhe mjeteve lundruese, për garantimin në çdo kohë të operacioneve efektive, në çdo zonë, që rrezikohet nga përmbytjet;

– Marrjen e masave për kalueshmërinë normale në të gjitha akset rrugore, veçanërisht në Veri, Verilindje dhe Juglindje, që rrezikohen të bllokohen nga reshjet e dëborës dhe rrëshqitjet e dheut apo gurëve.” – u shpreh Meta. ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Sufllaqet i moret mo,se eshte kohe e veshtire. Vertet si takon presidentit te meret me kete pune por duke pasur nje qeveri dhe pushtet lokal te papergjegjshem ,mire ben. A su vrane ne Thumane njerezit nga termeti nga papergjegjshmeria e pushtetit lokal dhe institucioneve qendrore(Instituti i ndertimit). A s’ishin njerezit e emergjencave civile ne termetin e 26 Nentorit me duar ne xhep dhe pa mjete sic ju duhen.Keshtu pavaresisht bindjeve qe kemi ne duhet ta mirepresim nga kushdo nje keshille per mire,qofte kjo dhe nga Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *