• |
ide | kryesore

Reagon BE për zgjedhjet e parakohshme: Të zhvillohen sipas standardeve evropiane

-Instant, Lajme, Të fundit



Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të caktuara për 14 shkurt, të zhvillohen sipas standardeve evropiane. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Ana Pisonero, tha se zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

“Ne marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, të zhvilluara në përputhje me standardet evropiane, në mënyrë që Kosova të lëvizë përpara”, tha Pisonero. Ajo shtoi se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformave të domosdoshme”.

 

 



2 Comments

  1. BE,ja kerkoka,qe ne kosove zgjedhjet te behen transparente dhe gjithperfshirese!!!! Po rrezimet e qeverise,pse nuk i kerkonte te tilla,por ja la ne dore pederaceve amerikane si Grenelli,me shoke???? Bile as u ndie fare,per ato nderhyrje brutale???Thone qe politika eshte si kurvat,por kjo politike e BE,qenka prostitite fare…..

  2. Me rrogat qe paguhen per keta parazit nderkombtare asnje nuk do lypte rrugeve dhe te pastrehe nuk do kishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *