• |
ide | kryesore

Simeone paralajmëron lamtumirën nga Atletico: “Nuk e di nëse do jem këtu edhe vitin e ardhshëm”

-Instant, Sport



Qëndrimi i Diego Pablo Simeone në stolin e Atletico Madrid nuk është më i sigurtë, ashtu si dukej vetëm disa ditë më parë. Eliminimi i bujshëm në 1/32 e Kupës së Mbretit nga një ekip i Segunda Division B, Cornella, duket se hedh hije të mëdha mbi të ardhmen e ‘Cholo’ në Madrid. Alarmit i ka rënë vetë trajneri pas ndeshjes: “Kjo Kupë në vitet e fundit nuk po na jep asnjë kënaqësi, kështu që do të duhet të gjejmë zgjidhje nëse do të jemi akoma këtu vitin e ardhshëm …”.

Pastaj, në konferencën për shtyp, argjentinasi bëri edhe një reflektim që mund të ketë aromën e lamtumirës: “Futbolli është shumë i transformueshëm dhe ne gjithmonë duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha mundësive dhe çfarëdo gjëje që klubi të vendosë.” Fjalë që ishin një rrufe në qiell për tifozët Colchoneros, edhe pse gazeta iberike ‘As’ nënvizon se te Atletico askush nuk dyshon se Simeone do të vazhdojë të drejtojë ekipin edhe vitin e ardhshëm.

“Unë jam shumë i lumtur këtu, por situata është gjithmonë e hapur bazuar në atë që vendos klubi,” shtoi argjentinasi, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 që klubi spanjoll dëshiron edhe ta zgjasë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *