• |
ide | kryesore

Transportonte dru të prerë në mënyrë të paligjshme, arrestohet drejtuesi i automjetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Bllokohet nga Policia e Beratit 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore.

“Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e stacionit të Policisë Poliçan kanë konstatuar dhe ndaluar në aksin Tërpan-Zhitom, një mjet që transportonte lëndë drusore.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M. ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *