• |
ide | kryesore

Tronditet Real, Zidane në izolim pas kontakteve me një pozitiv: mund të humbasë gjysmëfinalen e Superkupës

-Instant, Sport



Real Madrid, pas një fillimi të vështirë, duket se ka gjetur stimujt e duhur për të garuar në nivelin më të lartë. Blancos aktualisht janë në vendin e dytë në renditje, dy pikë prapa Atletico Madridit, të cilët kanë për të rikuperuar dy ndeshje. Por pikërisht tani, merengues rrezikojnë të mbeten pa trajnerin e tyre në pankinë. Në orët e fundit, Zinedine Zidane, ka rënë në kontakt me një pozitiv në Covid-19, kështu që nuk e zhvilloi stërvitjen e sotme. Trajneri francez në fakt, sipas protokollit, është në izolim në shtëpi.

Trajneri francez tani sipas të gjitha gjasave do të humbasë ndeshjen e të shtunës në 9 janar kundër Osasunas, por edhe gjysmëfinalen e Superkupës spanjolle të planifikuar për të enjten në 14 janar kundër Athletic Bilbao. Gjatë këtij sezoni, Real Madrid është përballur me disa raste të Covid-19. Në rend kronologjik ishte së pari Militao, pasuar nga Casemiro dhe Eden Hazard, ndërsa i fundit ishte Luka Jovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *