• |
ide | kryesore

WhatsApp ndryshon rregullat: Duhet t’i pranoni ose nuk e përdorni dot më aplikacionin

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



WhatsApp do të detyrojë të gjithë përdoruesit e tij të bien dakord për politikën e re të privatësisë brenda muajit të ardhshëm, ose përndryshe nuk do të kenë mundësi të futen në aplikacion dhe ta përdorin atë.

Dakordimi i kushteve do të thotë që të dhënat private të një përdoruesi, përfshirë numrin e telefonit, do të pasqyrohen edhe në Facebook, i cili zotëron WhatsApp. 

Të gjithë përdoruesit duhet të bien dakord për kushtet e reja deri më 8 shkurt 2021. Përditësimi vjen në formën e një njoftimi brenda aplikacionit, të cilin përdoruesit mund të zgjedhin ta injorojnë derisa të mbërrijë data.

“Duke shtypur Pajtohem, ju pranoni kushtet e reja, të cilat hyjnë në fuqi më 8 shkurt 2021Pas kësaj date, do të duhet të pranoni kushtet e reja për të vazhduar përdorimin e WhatsApp. Ju gjithashtu mund të vizitoni Qendrën e Ndihmës nëse preferoni të fshini llogarinë tuaj”, – thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *