• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi i arbitrazhit, Shqipëria detyrohet t’i paguajë AKTOR dhe COPRI rreth 45 mln USD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare ka humbur në arbitrazhin ndërkombëtar përballë bashkimit të shoqërive Copri dhe AKTOR dhe duhet t’iu paguajë atyre një shumë rreth 45 milionë dollarë.

Vendimi final është dhënë në 1 shtator nga tre përfaqësuesit e përzgjedhur Willem Van Baren si President dhe Eduardo Silva Romero e Peter Rees QS si co-arbitra ndërkohë që është zbardhur tashmë i plotë.

Në një parashtrim me mbi 361 faqe të çështjes në fund nga Gjykata është dhënë vendimi se pala e paditur, në këtë rast Shqipëria duhet t’i paguajë paditësve tre detyrime. Dy të lidhura me segmentet rrugore sipas faturave të pretenduara dhe një me shpenzimet e arbitrazhit.

Vendimi i Gjykatës

Në fund të vendimit gjykata ka bërë një përmbledhje ku ka sqaruar detyrimet e secilës palë.

“Në bazë të fakteve dhe të dhënave ligjore të paraqitura më sipër Gjykata vendos, në përputhje me rregullat ligjore vendimin final të mëposhtëm:

1) Gjykata vlerëson se ka juridiksion për të dëgjuar dhe vendosur mbi kërkesën e Paditësve për lehtësim deklarativ dhe për të dëgjuar dhe përcaktuar kërkesën e Paditësve për lehtësim monetar për aq sa i kërkon Gjykatës që të urdhërojë Palën e Paditur që të bëjë pagesa tek Paditësi i Parë;

(2) Gjykata deklaron se “Vendimi për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve me Mirëkuptim (” ADRB “)” i datës 9 Tetor 2017 në lidhje me Segmentin 1 dhe “Vendimi i Bordit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve me Mirëkuptim (” ADRB “)” i 7 Shtatorit 2017 në lidhje me Segmentin 3 janë përfundimtare dhe të detyrueshëm për të Paditurin;

(3) Gjykata urdhëron që Pala e Paditur t’i paguajë menjëherë Paditësit të Parë:

(a) një shumë prej 25,220,016,37 USD siç përcaktohet në Vendimin e Segmentit 1 të 9 Tetorit 2017 që u rrit me 5,044,003,27 USD prej 20% TVSH, pra një shumë totale prej 30,264,019.64 USD; dhe

(b) një shumë prej 11,665,552.31 USD siç përcaktohet në Vendimin e Segmentit 3 të 7 Shtatorit 2017 që u rrit me 2,333,110.46 USD prej 20% TVSH, pra një shumë totale prej 13,998,662.77 USD.

(4) Pala e Paditur do të bartë shpenzimet e arbitrazhit të fiksuara nga Gjykata në shumën 593,000 USD dhe i Padituri për këtë arsye do t’i paguajë Paditësit të Parë 261,556.75 EUR si rimbursim për pjesën e Paradhënies së Paditësve ndaj tarifave administrative të Gjykatës IÇ dhe tarifave dhe shpenzimeve të Gjykatës;

(5) I padituri do t’i paguajë Paditësit të Parë 161,524,38 EUR si rimbursim i kostove ligjore dhe shpenzimeve të tjera që i janë shkaktuar Paditësit në këtë arbitrazh; dhe

(6) Të gjitha kërkesat dhe pretendimet e tjera dhe të mëtejshme refuzohen” thuhet në vendim.

Çështja e Copri dhe Aktor, përplasja me qeverinë shqiptare

Ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan që nisi qysh në kohën e qeverisjes Berisha u shoqërua për më shumë se një dekadë me problematika. Fillimisht kur u prokurua ndërtimi i projektit grekët e AKTOR fituan të vetëm ndërtimin e tunelit i cili rezultoi me një kursim të dukshëm në raport me fondin limit të parashikuar në atë kohë për ndërtimin.

Më pas ndërtimi i dy loteve të tjera nga rreth rrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit dhe lotit 3 nga dalja e Tunelit në Elbasan u fitua nga bashkimi i kompanive Copri dhe AKTOR. Përgjatë zbatimit të projektit ndodhën një sërë problematikash me rrëshqitjen e dherave një herë në Ibë dhe më pas rënie shkëmbinjsh në Mamël.

Ndodhitë rritën kostot e autostradës që fillimisht u prokurua me një vlerë 312 milionë USD por që sipas qeverisë Rama që ndoqi edhe punimet përfundimtare kostoja shkoi deri në 450 milionë USD. Përgjatë zbatimit të projektit përplasjet mes qeverisë dhe AKTOR nuk ishin të pakta.

Kompania pretendonte se pagesat nuk bëheshin në kohë ndërkohë që qeveria fajësonte kompaninë për zvarritje të punimeve përtej afatit. Ndërhyrja e fundit në fshatin Mamël u bë nga një kompani tjetër ndërkohë që kompanisë nuk ju bënë disa pagesa.

Kjo situatë e tensionuar bëri që në vitin 2018 kompania AKTOR të dërgonte çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar duke pretenduar 44 milionë USD dhe po kaq të fitojnë tashmë sipas vendimit të fundit. /N.Maho



8 Comments

  1. NJE LLOGARI E THJESHTE PER QORRAT QE S’DUAN TE SHIKOJNE:

    JANE FUTUR NE BURG 38 000 VETA PER FATURA TE PAPAGUARA TE ENERGJISE EKEKTRUKE

    DISA PREJ TE CILEVE KANE PERFUNDUAR NE VETVRASJE NE BURG PER SHUMEN 30 EURO.

    PRA 38 000 PERSONA TE BURGOSUR x 30 EURO BEJNE 1 140 000 EURO.

    Kurse demi i shkatuar taksapaguese shqiptare per tekat e qeverise eshte 45 milion dollare ose

    39 here me shume se gjithe shuma e debitoreve te marre se bashku dhe qe u burgosen se nuk

    paten mundesi te paguanin faturen.

    Kjo pra eshte qeveria e Rilindjes, edhe vjedh, eshe shperdoron edhe te fut ne burg .

    Kjo eshte edhe opozita e pjerdhur qe nuk ngre popullin ne kembe qofte edhe per kete

    rast qe per “fat” nuk eshte i vetmi.

  2. N q se eshte keshtu, atehere duhet te arrestohet gjysma e ministrise, jo vetem keta qe jane sot, por edhe ata para tyre.
    U be arbitrazhi si mode, pazare te ndyra ministrash dhe ish ministrash, dhe te gjitha ne kurriz te popullit

  3. Asnje vjedhje “me letra” s’eshte denuar as edhe vjedhja e thesarit me flori dhe as ajo e bankes se shqiperise. Vazhdojme me te njejten fryme. Duhet te kete pergjegjes per demet qe shkaktohen ne parate e mbledhura nga taksat. Ndryshe humb besimi, shkaterrohet ekonomia dhe bie sistemi. Ja nje pergjigje pse ikin nga shqiperia njerezit.

  4. pas kesaj edhe ai i Bechetit, koncesioni i porti te durresit, PPP Milot -Fier etj etj…Borxhe pa fund…Rama me Marreveshje me “baben” Erdogan dhe me kumbarin Mitsotakis..Ky vend po shkon per lesh!

  5. Kjo gjobe eshte sa vlera e ndihmes sociale qe marin gjithe familjet ne Shqiperi gjate nje viti. Na rrofte qeveria dhe Tualet Balla qe na i shkaktuan kete.

  6. Mos u lodhni kot o njerez. Kete pune vetem drejtesia e re e reforma ne drejtesi e zgjidh. Drejtesia e re futi ate qe donte te korruptonte policin me 10,000 lek (te vjetra ore se mos kujtoni te reja:), e jo me sdo fuse ne burg keto qe bejne pislleqe me qindra mijera e miliona EURO

  7. Ai klyshi zv kryeminister qe na cante tr per kanalet e Divjakes kur ish ne opozite.Pse nuk flet per keto 2 deme ne albitrash.Fare e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *