• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë, reagon Albin Kurti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka reaguar pasi tashmë Kosova zyrtarisht do të shkojë në zgjedhje më 14 shkurt.

Kurti thotë se pas 7 muajsh u dëshmua se qeveria Hoti ka qenë kot, e paligjshme dhe antikushtetuese.

Ai garanton se qeveria e re e tij do të jetë shërbim i mirë sepse qytetari është mbreti i republikës. Nga ana tjetër bazuar tek koincidenca e datës, Kurti thotë se 14 shkurtin e Shën Valentonit Vetëvendosja do e bëjë kremte të demokracisë.

Reagimi nga Albin Kurti 

Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.

Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *