• |
ide | kryesore

Zuckerberg: Llogaritë e Trump në rrjetet sociale do të bllokohen të paktën deri në përfundim të transferimit të pushtetit

-Instant, Lajme, Planet



Platformat “Facebook” dhe “Instagram” do të zgjasin ndalesën ndaj llogarive të presidentit aktual amerikan, Donald Trump për të paktën edhe dy javë të tjera, derisa të përfundojë procesi i transferimit të pushtetit, tha shefi ekzekutiv i këtyre kompanive, Mark Zuckerberg.

Zuckerberg nuk e përjashtoi mundësinë që llogaritë e Trumpit të mbyllen përgjithmonë.

“Ngjarjet shokuese në 24 orët e fundit, demonstrojnë se presidenti Donald Trump ka për qëllim që ta shfrytëzojë kohën që i ka mbetur deri në fund të mandatit, për të minuar transferimin paqësor dhe ligjor të pushtetit, te pasaardhësi i tij Joe Biden”, tha shefi i Facebook-ut, Zuckerberg, i cili ka në pronësi edhe platformën, Instagram.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *