• |
ide | kryesore

Danimarka shokohet nga seriali për fëmijë në TV shtetëror i burrit me penis gjigant

Arkiva, Lapsi Leaks

Një serial i ri për fëmijë në televizionin shtetëror të Danimarkës ka shkaktuar përçmim dhe habi mes publikut. Filmi i animuar tregon për personazhin John Dillermand, i cili ka një penis aq të madh sa me të ai mund të valëvisë flamur, të kryejë operacione shpëtimi, apo dhe të vjedhë akullore nga fëmijët.


Seriali i ri në televizionin shtetëror të Danimarkës DR, thotë se është për fëmijët katër deri në tetë vjeç dhe tregon sesi personazhi i pazakontë kalon sfidat e tij me ndihmën e organit të tij të pamasë.


“A është ky mesazhi që duam t’i dërgojmë fëmijëve në mesin e valës së zemërimit prej abuzimeve seksuale dhe lëvizjes #MeToo?”, tha shkrimtarja daneze Anne Lise Marstrand-Jørgensen.

Profesori i Roskilde University Christian Groes, tha se programi me celebrimin e forcës së organit mashkullor kthen prapa lëvizjen e barazisë gjinore. “Kjo nxit standardin e shoqërisë patriarkale dhe nuk është fare humoristike apo e padëmshme”, tha ai.

Ndërsa psikologia vendase Erla Heinesen Højsted, tha se kundërshtarët e shfaqjes po i mendojnë gjërat më shumë se ç’duhet.

“Programi përshkruan një burrë është impulsiv dhe jo gjithmonë e kontrollon veten, ai bën gabime, si edhe fëmijët, por e rëndësishme është se Dillermand gjithmonë bën veprimin e duhur në fund. Ai mban përgjegjësi për veprimet e tij. Kur një grua i thotë ta mbajë penisin në të mbathura, ai dëgjon. Kjo është e përgjegjshme”.

Televizioni shtetëror danez DR, ka një reputacion për shtyrje të kufijve me absurditete. Në një tjetër program për fëmijë, personazhi i njohur Onkel Reje shumicën e kohës shan të tjerët, pi duhan me llullë dhe nuk lahet, kurse personazhi Gepetto pëlqente të vishte rroba femrash. /TCH

3 Comments

  1. Kjo forme e artit “tallava”,tregon se jo vetem ne Shqiperi e Kosove tallavaja eshte ne mode.Vendet nordike,jane hisstorikisht te degjeneruar qe ne embrion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu