• |
ide | kryesore

Demokratët do të kërkojnë shkarkimin e Trump përpara të hënës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat amerikane shkruajnë se demokratët e dhomës së përfaqësuesve po bëjnë gati procedurat për të kërkuar shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Sipas CNN, ata po bëjnë të gjitha përpjekjet që ta dorëzojnë kërkesën në Senat përpara të hënës.

Të njëjtat burime thanë se me paraqitjen e kërkesës mund të ketë një votim në Dhomën e Përfaqësuesve në mes të javës së ardhshme. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi nuk ka thënë shprehimisht se kur kjo çështje do të zyrtarizohet edhe pse ka qenë më e angazhuara në këtë nismë.

Trump ka më pak se 2 javë në detyrë pasi në 20 janar ai duhet të dorëzojë pushtetin, por nisma e demokratëve shihet më shumë si gjest për të treguar se askush nuk mund të nxisë dhunë. Kjo do të ishte hera e dytë që Dhoma e Përfaqësuesve diskuton një shkarkim të Presidentit Trump.

Në Dhjetor 2019, Dhoma e Përfaqësuesve e fajësoi Trump për akuzat e abuzimit të pushtetit dhe pengimit të Kongresit, por senati i kontrolluar nga republikanët i hodhi poshtë të dyja akuzat në shkurtin e kaluar. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. në Tiranë u instalua një ethe trumpiste, që natyrisht nuk vinte nga baza e PD-së, e cila si forcë politike ishte konservatore dhe pro-perëndimore, por nga vulgu i porositur i qarqeve Berisha- Meta, që mbollën një stinë urrejtjeje dhe fake news-i.

    Pikërisht në atë kohë doli lajmi i rremë i kontenierëve me mbetje toksike nga Italia.

    Nisi të implementohet në media dhe në rrjete sociale një klimë gjoja “anti-establishment”, por që mbronte establishmentin më të madh e më jetëgjatë të Shqipërisë, siç ishte ai i Sali Berishës dhe i Ilir Metës.

    Lulzim Basha, siç dihet, pagoi me para që vinte nga kanale ruse lobimin tek Ted Cruz, një nga senatorët që përkrahu pushtimin e Capitol Hill-it dy ditë më parë, për të dalë në foton e famshme me Donald Trump,salihu dhe likja do e cojne ne venecja problemin e trampit

  2. “Mediat amerikane shkruajnë …” – O lapsi, mediat amerikane jane me mijra e te te gjitha llojeve dhe CNN nuk eshte perfaqesues i tyre. Behuni me profesionale kur te shkruani! Mund te kishit thene “Disa nga mediat e majta amerikane…”, apo jo ? 🙂

    Sa per artikullin, nje pacavure eshte, printojeni dhe vareni ne banjo qe te kalojne kohen njerzit me te, ose …. 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *