• |
ide | kryesore

E FUNDIT/ Tërhiqet Trump: Do siguroj tranzicion të qetë të pushtetit për administratën e re (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Vetëm para pak minutash Presidenti Donald Trump doli për herë të parë para kamerave duke pranuar fitoren e Xho Bajden në zgjedhje dhe bëri thirrje për një tranzicion të qetë të pushtetit.

“Një administratë e re do të inaugurohet në 20 Janar. Fokusi im tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe të rregullt të pushtetit. Ky moment kërkon shërim dhe pajtim” – tha Trump në një video të postuar në Twitter dhe Youtube.

Presidenti u shpreh se dënonte dhunën në Kongres dhe bëri thirrje për dënimin e protestuesve që kryen aktet vandale dhe sulmin ndaj ndërtesës simbol të demokracisë amerikane. Trump po përballet me kritika të ashpra për mënyrën si ka trajtuar dhunën e paprecedentë që shpërtheu një ditë më parë në Kongresin amerikan.

Lexo më tej: E PLOTE/ Si u pushtua Kongresi Amerikan, kaosi, armët dhe përplasjet 

Në fjalën e tij gati 3-minutëshe, Trump me nota deri diku apologjike theksoi se gjithçka kishte dashur ishte të siguronte që zgjedhjet të ishin të drejta dhe kurrsesi përshkallëzim të situatës.

Megjithatë, në leximin e fjalës së Trump, Lapsi vuri re se në asnjë moment ky i fundit nuk përmendi fjalën ‘President i ri’ apo Xho Bajden. Ky fakt është vënë në dukje edhe nga qindra komentues në videon e Presidentit. Duke pasur parasysh paparashikueshmërinë që karakterizon Donald Trumpin, duket se edhe këto 12 ditë të Presidencës së tij do të jenë të mbushura me ankth. A po tërhiqet realisht biznesmeni miliarder nga karrigia e Presidentit?   ©LAPSI.AL 

https://www.youtube.com/watch?v=iFADopBnb_U



5 Comments

  1. Ky iku por gjeja me e rende ne kete histori jane facebook-u e Twitter-i qe i bllokuan llogarine. Me kete logjike kushdo qe konteston nje rezultat te certifikuar zgjedhjesh kudo ne bote duhet te bllokohet. I bie qe duhet te bllokohen opozitaret ne Bjellorusi, Navalni ne Rusi, Guaido ne Venezuele, e deri Basha, Saliu apo Rama neser ketu. Ky eshte akti me tiranik i imagjinueshem dhe te gjithe duket se po e kalojne lehtshem. Pres ta thote edhe Bushati si tifoz i lirise se shprehjes ndonje fjale per kete pune.

  2. Skizifren komplet. Ca thot sot nuk thote neser. Vet i coj atje vet i karkikoj. Kurse tani do qe te denohen ata qe dhunuan.
    PO AI QE E KRIJOJ TE GJITH KETE??
    Ky eshte kapiteni qe kur i mbytet anija.
    Kerkon te ik i pari, se fajin ja kan marinaret dhe pasagjeret.
    Ata qe e kishin idhull, shpresoj ta ken kuptuar me ne fund se cfar lloj kafshe mbeshtesnin.

  3. Kur pa qe cdo gje mbaroi. Kur kuptoi qe ngeli vetem. Dhe e peshtyn dhe ata qe kishte me te afert. Tani po, tani duhet te kaloj pushtetin ne menyre paqesore.
    Harroi qe dje uleriste…QE NE NUK KEMI PER TU DORZUAR KURR.
    Mjer ata te 4 qe iken nga kjo bote, me bindje se po mbeshtesnin njeriun e duhur.
    Sot i peshtyu. Dhe u tha dhe dhunues.
    Ky eshte fati i militantit. Thjesht mish per top.

    1. Çjanë këto komentues budallenj që thonë se donte të marrë pushtetin me dhunë!

      Po a nuk është akoma në pushtet?

      Po a nuk ka mënyra të tjera, ai është president me kopetenca të gjera, që po të kishte trutë e edvinit do të rrinte në pushtet sa të ishte gjallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *