• |
ide | kryesore

Flet Biden: I takon Kongresit të vendosë nëse do të ngrejë akuza ndaj Trump

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se ai kishte besuar për një kohë të gjatë se Presidenti Donald Trump nuk ishte i aftë për detyrën, por se i takon Kongresit të vendosë nëse do të ngrejë për së dyti akuza për shkarkimin e presidentit.

Zoti Biden u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se ai ishte i përqendruar te frenimi i pandemisë COVID-19, te vaksinimi i shpejtë dhe te forcimi i ekonomisë.

“Ajo që Kongresi do të vendosë të bëjë, kjo u takon atyre por … ne do të na duhet të jemi gati të fillojmë menjëherë punën”, tha ai, kur u pyet në lidhje me legjislacionin që po përgatitet nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve për të ngritur akuza kundër Presidentit Trump për rolin e tij në nxitjen e dhunës ditën e mërkurë në Kapitol.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve planifikojnë të paraqesin të hënën akuzat që mund të çojnë për herë të dytë në një proces për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, thanë dy burime që kishin dijeni për këtë çështje.

Një kopje e dokumentit që po qarkullon midis anëtarëve të Kongresit akuzon zotin Trump për “nxitje të dhunës kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara” në përpjekje për të përmbysur humbjen ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Në akuzat që përmban dokumenti përmendet gjithashtu biseda telefonike që zoti Trump pati gjatë javës së kaluar me Sekretarin e Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger, në të cilën i kërkoi atij të “gjente” vota të mjaftueshme për të përmbysur fitoren e zotit Biden në atë shtet.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e quajti të premten Presidentin Trump “të çekuilibruar” dhe tha se Kongresi duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur amerikanët, edhe pse mandati i zotit Trump përfundon më 20 janar kur presidenti i zgjedhur Biden të bëjë betimin.

Ajo gjithashtu tha se kishte folur me gjeneralin më të lartë të vendit, kreun e Shtatmadhorisë Mark Milley, në lidhje me çështjen që zoti Trump të mos lejohet të fillojë ndonjë konflikt ose të ndërmarrë ndonjë sulm me armë bërthamore, siç u shpreh ajo.

Deri më sot, nuk ka patur asnjë rast që ndaj një presidenti amerikan të ndërmerren dy herë procedura shkarkimi.

Por është e paqartë nëse ligjvënësit do të jenë në gjendje ta heqin zotin Trump nga posti, pasi akuzat që mund të ngrihen në Dhomën e Përfaqësuesve do të përfundonin në një gjyq në Senat, ku republikanët e tij kanë mjaft kontroll.

Zoti Biden tha se fakti që Presidenti Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e tij më 20 janar “është një gjë e mirë.”

Ndërkaq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse nënpresidenti Mike Pence do të merrte pjesë në inaugurim, presidenti i zgjedhur Biden tha se zoti Pence “është i mirëseardhur,” por se nuk ka biseduar me të. /VOA



5 Comments

  1. Kur terroristet e kuq te se majtes si Antifa dhe BLM shkaterronin e digjnin Ameriken nuk u ndie as Biden as Pelosi as breshka maje hurit Obama, ngaqe ishin ata qe i nxisnin dhe organizonin trupat paramilitare te komunisteve. Ndersa tani qe ju rrezikua bytha e vet nga zemerimi i popullit per vjedhjen e votes thote eshte i pafte Trumpi.
    Biles paska frike kjo kurva plake komuniste Pelosi se “niska lufte berthamore” Trumpi e don ta heqi pa ardhe 20 Janari.
    Sa ishin ne pushtet Bushet e Obamat bashke me Hillarin financuan grupet terroriste dhe angazhuan ushtrine Amerikane duke shkaterruar Irakun, Libine, Sirine hapen lufte edhe ne Ukraine, bene qametin me protesta te dhunshme ku vdiqen mijera vete ne Egjipt me Pranverat Arabe te Xhorxh Soros. Vetem ne luften ne Siri jane vrare 1 milion vete dhe 5 milione te tjere u kthyen ne refugjate. Keta luftenxites e gjakpires te ndyre flasin ne emer te paqes? Keta jane funderrina te njerezimit.
    Ne kater vjet qendrim ne pushtet Trumpi nuk hapi asnje lufte te re perkundrazi mbylli vatra lufte te nxehta e konflikte.
    Bejne mire ta mbyllin halen e mos na japn leksione demokracia nje shtet qe ne emer te paqes i ve flakes botes. Jemi ngop me teorine se “sjellim paqe me ane te luftes” nuk sillet paqja e demokracia me dhune e me luftra shkaterruese.

  2. Kush po flet, hajduti pedofil Biden qe duhet te jete ne burg, jo te japi mend. Sa te neveritshem jeni bere ju editoret e portalit, pale dhe sa injorante jeni per ngjarjet ne Amerike! Hapni more syte cfar po ndodh me te vertete, gazetare tinzare, te ulet dhe te paditur!

  3. Nuk e mbyllin dot gojen se jan nje lukuni me qenefer qe nuk bejn dot gje tjeter. Cfar mundet llumi te beje tjeter??!!

  4. Imagjino qe Kamala Harris bente fushate mbledhje fondesh per te liruar nga burgu vrases dhe plackites te BLM. Nivel i pabesueshem hipokrizie.
    Njerezit qe kane ardhe sot, pertej Biden qe eshte ne menopauze mendore, kane nje urrejtje psikologjikisht te kuptueshme per ato institucione realisht madheshtore qe u sulmuan ne 6 janar. Jane te njejtet qe thone te gjithe policet jane kriminele, qe Amerika eshte konceptuar ne mekat dhe eshte praktikisht e pasherueshme.
    E vetmja gje qe i ka bashkuar amerikanet eshte patriotizmi ideologjik, pa ate nuk ka komb. Nese nuk beson atje nuk ka me asgje qe i mban bashke dhe je i justifikuar ne urrejtje dhe tradhti. Eshte njesoj sikur ne shqiptaret te harronim shqipen dhe te flisnim gjuhe te ndryshme. Nuk do ishim me komb ne asnje kuptim. Identiteti jone eshte gjuha, i atyre ideologjia. Ideologjia eshte sensi qe Amerika eshte nje komb i vecante, i drejte,madheshtor, me e mira e te gjitha boteve. Sigurisht ka elemente miti, por gjithe identitetet ndertohen mbi mite dhe identiteti Amerikan eshte me pak i ekspozuar se te tjeret ndaj mitit. Ne fund te fundit kombi ngjashem me fene eshte fenomen metafizik dhe per ta pranuar duhet njefare besimi qe keta qe po vijne duket se nuk e kane fare, perkundrazi e kane ne te kundert. Prandaj dhe te duket e cuditshme dhe hipokrite kur bejne sikur shqetesohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *