• |
ide | kryesore

Gazeta Kathemerini: Përse erdhi Rama në Athinë pas Ankarasë

-Instant, Lajme, Të fundit



Procesi i apelimit të Athinës dhe Tiranës në Hagë për caktimin e zonave detare është përparësia kryesore greke në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe kjo lidhet me një diskutim më të gjerë që ka të bëjë gjithashtu me perspektivën evropiane të vendit fqinj. Prandaj, vizita e sotme private e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe takimi i tij me homologun grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias lidhen drejtpërdrejt me këtë debat që vijon. Si nga pala greke ashtu edhe nga ajo shqiptare, takimi është mbajtur larg vëmendjes së medias, gati në një nivel joformal. Veçanërisht është interesant si fakt që Z. Rama po viziton Athinën një ditë pas takimit të tij me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e priti atë mjaft mirë në Ankara.

Para se të nisej për në Ankara, z. Rama pati një bisedë telefonike me z. Dendias (5 janar), për çështje dypalëshe, por edhe për zhvillimet rajonale. Z. Rama dhe Z. Dendias ishin takuar më parë, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Grek në Tiranë, ku u ra dakord që çështja për zonat detare të referohej në Hagë. Një veprim i tillë pritej të pasohej nga një nënshkrim i një marrëveshjeje mes të dy palëve, diçka që nuk është bërë deri më tani.

Një aspekt i rëndësishëm i turneut të z. Rama në të dy kryeqytetet më të rëndësishme të rajonit lidhet me periudhën parazgjedhore, duke i vendosur këto takime në funksion të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara në datën 25 prill. Ka tashmë një polarizim të fortë brenda Shqipërisë dhe çështja e një marrëveshje të mundshme me Greqinë mbi zonat detare po provokon një konfrontim midis Partisë Socialiste në pushtet dhe Partisë Demokratike, e cila është opozita zyrtare konservatore. Brenda Shqipërisë, megjithatë, ka një konvergjencë të fortë shoqërore për rrugën e pranimit të vendit në BE, e cila është ndërpartiake.

Në takimin e sotëm me Z. Mitsotakis, Kryeministri shqiptar pritet të diskutojë çështjen e shpërndarjes së vaksinave të BE-së me vendet e rajonit që janë ende jashtë Bashkimit Europian. Greqia ka një vend në këtë mekanizëm bashkëpunimi dhe ka në dorë promovimin e kuotës që do të vendoset për vendet fqinje, kryesisht Ballkanin Perëndimor.



9 Comments

  1. Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump-in dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën”, e përsëriti deklaratën e tij Rama, e cila bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.O shpellkar i salihut,do e shikosh dhe mbas 25 prillit

    1. Ky i lepiu k…Trump per te bere nje fotografi o mjeran.sa per saliun i beni monument se ju beri me lek e pushtet.le qe i keni fituar te gjitha lufterat.sidomos me Gjermanin.i keni fituar ju.kete timin keni fituar.yt edepsez.

  2. Pse erdhi? Per pazar pe cfare tjeter. Duke perdorur si kolateral territorin dhe interesin e Shqiperise per Greqine e Turqine dhe ca kredite per zgjedhjet. Ah, se harruam, a do te respektoje rregullat e karantinimit ky apo varja, 14 dite ne Turqi, 14 ne Greqi e 14 ne Shqiperi. Cfare banzie per pushtet.

  3. O kara militante, bashke me bushatin kelyshe komunisti, greku ka humbur ne cdo drejtim kundrejt ballkanit, edhe eshte vegel e Be.se tashti per tashti, Rama as qe nuk e qin grekun edhe eshte 100 x me i mire se cdo politkan qe ka cdo parti tashti, edhe i zgjuar, por ju jeni aq te ulet sa vetem shani nga nena qe i ka vdekur nga femija qe ska faje ne asnje rast juve skeni asnje argument perse e shani? po keni vetem ate gojen e ndyre qe besoj e keni te zakonshem ne shpite tuaja

  4. Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump-in dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën”, e përsëriti deklaratën e tij Rama, e cila bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.O Ripjedhja e salihut supen e ke falas se leket ti mori salihu o rrotkari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *