• |
ide | kryesore

Rasti Simsek/ Si po e shkatërron shtetin nënshtrimi i Ramës ndaj Erdoganit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Marrëdhënia okulte Rama- Erdogan, nënshtrimi i institucioneve shqiptare ndaj dëshirave të sulltanit turk, ka tërhequr vemendjen e organizatave botërore të të drejtave te njeriut. Edhe Fred Abrahams, një ish mik i Edi Ramës, që e njeh shumë mirë Shqipërinë si studiues, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Rights Watch në Berlin, ka reaguar me një postim online.

“Marrëdhëniet vëllazërore të Edi Ramës me Erdogan janë një ofendim për aktivistët, politikanët, gazetarët dhe të tjerët që janë burgosur gabimisht në Turqi. A do të ekstradohet Selami Simsek në mënyrë të paligjshme nga Tirana së shpejti?” pyeti Abrahams në Twitter.

Po pse aktivisti amerikan i të drejtave të njeriut e ka veçuar këtë rast? Pse ky kazus është shumë domethënës?

Lexo me tej

Rama dhe Erdogan heqin maskat: “Dorëzimi i gylenistëve, ç’dhuratë pret Rama?

Rasti i qytetarit turk Selami Simsek është një shembull tipik se si edhe ministria e Brendëshme, që duhet t’i miratonte kërkesën për azil, edhe Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, edhe gjykatat shqiptare, i janë nënshtruar urdhërit politik për të ndëshkuar ata që nga regjimi i Erdoganit konsiderohen si pjestarë të FETO, përgjegjës për grushin e shtetit të korrikut 2016.

Selami Simsek ne gjykate. Foto e madhe lart ne makinen e policise ne Rinas. Ne kuadrat Rama Erdogan

Selami Simsek u arrestua korrikun e 2019 me një vizë kanadeze false në Rinas, së bashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin, pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen.

Më 1 janar, Shqipëria dëboi Harun Çelik, pavarësisht thirrjeve të tij në kërkim të azilit, gjë që zgjoi shqetesimin e organizmave per te drejtat e njeriut. Çelik u burgos menjëherë sapo mbërriti në Turqi, ndërsa Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se ai ishte kapur në një operacion ku ishte përfshirë dhe shërbimi sekret turk, MIT.

Nërsa Selami Simsek u dënua me burg, nga i cili u lirua në 9 mars dhe filloi procedurat për azil politik.

Ministria e Brendëshme jo vetëm që ia refuzoi atë, në kundërshtim me të gjitha praktikat ndërkombëtare, por edhe ia vonoi përgjigjen në mënyrë që t’i digjte afatet e ankimimit.

Ashtu siç qe kurdisur, Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët rrëzoi më 10 shtator ankimimin e shtetasit turk Selami Simsek dhe la në fuqi vendimin e Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë ministrisë së Brendshme, që vendosi në favor të dëbimit të tij nga Shqipëria.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Kundër ankimit vendosën 3 përfaqësues te qeverisë shqiptare, përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Merita Xhafaj, ajo e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Venera Domi dhe përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Jetlir Gjergji. Në pakicë, përfaqësuesja e Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Ardita Kolmarku, kërkoi që ankimimi të pranohej.

Po me argumentin procedurial se nuk ishte ankuar në kohë, kur vetë shteti ia kishte djegur këtë mundësi, 42 vjeçarit turk iu mohua e drejta për azil nga gjykata administrative dy javë më parë. Nëse edhe apeli administrativ vendos njësoj,  Selami Simsek, do ketë fatin e ish shokut të tij, Harun Çelik në burgjet e regjimit te Erdoganit.

Natyrisht i gjithē ky kalvar, i këtyre dy personave nuk mund të shihet i shkëputur nga presioni kostant që autoritetet turke i kanë bërë Tiranës për dorëzimin e gylenistëve. Ai nuk mund të zhvishet nga konteksti i deklaratës së përbashkët Erdogan- Rama për rrezikun e FETO-s.

Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

Kjo pra është historia tipike se si kapriçot e Erdogan po kontrollojnë shtetin shqiptar, përmes tentakulave të paligjshmërisë që pushteti i Edi Ramës ka shtrirë kudo, madje edhe mbi drejtësinë. Prandaj aktivistë si Fred Abrahams e shohin atë si një test. Si një dëshmi se si po shkërrmoqen institucionet si pasojë e lidhjes okulte Rama- Erdogan.

©lapsi.al



17 Comments

  1. Tani qe lavdia e Rames ka pushtuar planetin dhe ka erresuar edhe udheheqesit e vendeve
    me te medha te botes jane alarmuar keqazi kundershtaret e tij, sepse ne kete lavdi e suksese
    te bujshme dhe famemedha te Tije ata shohin fundin e tyre, ata shohin se sa te panevojshme
    jane zgjedhjet e 25 Prillit kur fitorja e rames do jete aq me diference sa ndoshta opozita do
    te shkrihet fare dhe popullit i duhet nje referendum qe mos te kete zgjedhje fare sa kohe qe
    Rama te kete miresine dhe deshirente na udheheqe kete vend. Ja psh. a nuk e konsolidoi
    PS-ne referendumi per te mos pasur zgjedhje per kryetar ? C’na duhen 100 parti kur kemi
    fatin te kemi per udheheqes kete BURRE TE MADH qe bota na kaq zili.

  2. Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump-in dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën”, e përsëriti deklaratën e tij Rama, e cila bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.Shpellkare te cecenit salih mjaft u masturbuat te bodrumet e shqupit,lexoni cfare ka thene rama per shpellkar in tramp para 4 vjetesh dhe sa kilogram mut hengret ju dhe salihu juaj

  3. Ca te themi??
    Cfar ti nxierrim??
    Kerkoni mor qafira, ndonje lajm. Qe ta shajm. Shpikni gjera se po na e ben glasen.
    Beni mor dicka, se ne jemi gazet asnjeanse.

  4. Ne jemi shqiptar me ne ka funksonuar dhe po funksionon ne kthehemi nga fryn era sa qe dhe pastrusin e heqin nga puna.

  5. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” thotë:

    Çfar ka mbetur më nga Shteti ,që nuk e ka shkatrruar drogaxhiu?!
    Edvin Escobar Drames ia ka mbyllur deren Gjermania dhe vendet më te rendesishme te BE-s.Loja(presioni) gjoja e afrimit me Turqine jan kartat e fundit te drogaxhiut pevers,por që nuk kan shanc te funksionojn,ashtu si nuk ka funksionuar loja serbe me Rusine.Kjo eshte humbje kohe per Shqiperine,fatkeqsisht e perseritur.

  6. Eshte nje qe ky gomari i Surrelit i ka rritur perkrahjen soc qe shan ate banditin e Amerikes dhe levdon gomarin e surrelit dite dhe nate, doja ti thoja qe ik ruaje familjen o palla i gomarit te Surrelit sepse te shkerdhehen diten dhe naten dhe ti gjoja i del zot gomarit qe zeri i degjohet deri ne Surrel ne qender, aq e ka pellitjen ai o i pa ngire me buke.

  7. Nenshtrim ndaj Erdoganit? Pra nenshtrimin e paska huq me te gjithe ky Rama e jo vetem te tryeza e Mini-Shengenit Ballkanik…

  8. Ti me siguri je ndonje kenekar qe duke qene shume i holle dhe me trurin pa asnje vije, qe je ai miku i rritur ne kenete dhe i enjtur nga mushkonjat, malarik dhe me sifiliz ne tru. Ora 15:09 te paska zene ne forme se te ka dhene ajo goca e spiunit ilacet

  9. Qenken merzit dhe cifutet me Ramen. Duhet te reagonin me pare dhe jo vetem per kete gje qe eshte e rende ne fakt. Po are gjoben e mundshme nga GJEDNJ Erdogani do na e paguaje?

  10. Pse kot ja dham timonin timonierit te madh ne? Dhe ai po na çon shendosh e mire ne Top Kapi. Ça Brukseli thoni ju. Kini besim . Aq sa eshte e vertete se bota eshte e rrumbullaket, aq eshte e sigurte qe timonieri do te na shpjere ne Europe. Do ti bjere nga Kina por shikoni anen pozitive. Udhetimi do te jete inetesant. Pak i gjate por merrni buke me vete dhe e zgjidhet. Buon viaggio.

  11. në Tiranë u instalua një ethe trumpiste, që natyrisht nuk vinte nga baza e PD-së, e cila si forcë politike ishte konservatore dhe pro-perëndimore, por nga vulgu i porositur i qarqeve Berisha- Meta, që mbollën një stinë urrejtjeje dhe fake news-i.

    Pikërisht në atë kohë doli lajmi i rremë i kontenierëve me mbetje toksike nga Italia.

    Nisi të implementohet në media dhe në rrjete sociale një klimë gjoja “anti-establishment”, por që mbronte establishmentin më të madh e më jetëgjatë të Shqipërisë, siç ishte ai i Sali Berishës dhe i Ilir Metës.

    Lulzim Basha, siç dihet, pagoi me para që vinte nga kanale ruse lobimin tek Ted Cruz, një nga senatorët që përkrahu pushtimin e Capitol Hill-it dy ditë më parë, për të dalë në foton e famshme me Donald Trump

  12. në Tiranë u instalua një ethe trumpiste, që natyrisht nuk vinte nga baza e PD-së, e cila si forcë politike ishte konservatore dhe pro-perëndimore, por nga vulgu i porositur i qarqeve Berisha- Meta, që mbollën një stinë urrejtjeje dhe fake news-i.

    Pikërisht në atë kohë doli lajmi i rremë i kontenierëve me mbetje toksike nga Italia.

    Nisi të implementohet në media dhe në rrjete sociale një klimë gjoja “anti-establishment”, por që mbronte establishmentin më të madh e më jetëgjatë të Shqipërisë, siç ishte ai i Sali Berishës dhe i Ilir Metës.

    Lulzim Basha, siç dihet, pagoi me para që vinte nga kanale ruse lobimin tek Ted Cruz, një nga senatorët që përkrahu pushtimin e Capitol Hill-it dy ditë më parë, për të dalë në foton e famshme me Donald Trump O zigurr supen falas nga salihu deri ne 25 prill pastaj do paguash o shpellkare

  13. volumi i punës që do të duhej për të bërë atë sistem vaditjeje-drenazhimi-menaxhimi të ujërave që kishte Shqipëria në vitin 1990, kushton sot jo më pak se 2 miliardë dollarë amerikanë”.

    Kjo është shifra.

    Natyra ta kthen kusurin. Atë që i ke bërë, nuk ta harron; të vjen mbrapsht e të përplasetet në fytyrë, bash atëherë kur mendon se ja ke hequr paq dhe i ke rregulluar punët e tua mirë e bukur.

    Këtë i kemi bërë Shqipërisë këto 25 vjet, dhe hakmarrja po na vjen rregullisht, me racion të dhimbshëm, çdo dimër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *