• |
ide | kryesore

Kapet gomonia plot me sirianë e nisur nga Vlora në det 5 ballë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gomone, skafe



Policia e Vlorës njoftoi një operacion për ndalimin e tentativës së një gomoneje për trafikim në drejtim të Italisë të rreth emigrantëve nga vendet e treta. Operacioni po kryhet ende nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta. Policia thotë se pperacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord po kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë.

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.

“Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Qr, thase se po lexoja noj artikull te viteve 1997-2000 me skafe, siriane e afgane. E ta lumsha Ramazan, e shtrove dhe nje here pisten e formula uno ne Adriatik:) pas 20 vjetesh.
    Shikoni se nuk e votoni njeriun qe punon ore….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *