• |
ide | kryesore

Kryemadhi zbulon si do të dalin PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar se si do të hyjë opozita në zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në emisionin “Java në RTSH” ajo tha se pas kalkulimeve të detajuara është vendosur që të shkohet në zgjedhje si një koalicion, por me 2 lista.

“Opozita është e unifikuar në luftën kundër Edi Ramës, por sigurisht kalkulimet e sjelljes politike të votuesve e japin dhe e maksimalizojnë votën e opozitës në një numër jashtëzakonisht të madh kur ato janë në lista të ndërthurura.

Sigurisht që në qarqe të caktuara do të kemi lista të përbashkëta, por qytetarët do të kenë dy lista në fletët e votimit, apo tre lista, sepse edhe nëse në një qark po themi opozita do të unifikohet me një listë, lista e LSI do të jetë pjesë e fletës së votimit. Edhe pse diku, mund të shkosh në qarkun e Kukësit po themi dhe mund të bëjmë thirrje për t’u dhënë votën kandidatëve të Partisë Demokratike.

 

Por në Qarkun e Tiranës, Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Vlorës, Beratit, Korçës ne do të jemi në listën tonë të përbashkët, e cila edhe këtu përsëri do të ketë që grupe të caktuara, struktura politike të caktuara të majta do të jenë të përfshira në listën që do të përfaqësojë LSI. Unë besoj se edhe z. Basha do të mbyllë shumë shpejt edhe listën me grupin e aleatëve” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. në Tiranë u instalua një ethe trumpiste, që natyrisht nuk vinte nga baza e PD-së, e cila si forcë politike ishte konservatore dhe pro-perëndimore, por nga vulgu i porositur i qarqeve Berisha- Meta, që mbollën një stinë urrejtjeje dhe fake news-i.

    Pikërisht në atë kohë doli lajmi i rremë i kontenierëve me mbetje toksike nga Italia.

    Nisi të implementohet në media dhe në rrjete sociale një klimë gjoja “anti-establishment”, por që mbronte establishmentin më të madh e më jetëgjatë të Shqipërisë, siç ishte ai i Sali Berishës dhe i Ilir Metës.

    Lulzim Basha, siç dihet, pagoi me para që vinte nga kanale ruse lobimin tek Ted Cruz, një nga senatorët që përkrahu pushtimin e Capitol Hill-it dy ditë më parë, për të dalë në foton e famshme me Donald Trump

  2. Hajde jepi voten ktyre:

    Like floriri do ngelet prap president.
    Lule hollandezi k/minister.
    Mona kurva zv k/ministre.
    Sali sekretari PPSH, kryetar kuvendi.
    Mehdi gerdecin te mbrojtaja
    Gaz Qorr pederastin minister te familjes dhe qeshtjeve sociale.
    Duka i krimit te infrastruktura
    Nar traktoristi te shendetesia
    Idriz Comin te doganat
    Dule grekun minister te jashtem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *