• |
ide | kryesore

Londra shpall emergjencën, gati 800 pacientë me Covid në ditë shtrohen në spitale

-Instant, Arkiva, Planet

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan shpalli zyrtarisht emergjencën në qytet, pas shifrave të larta të infektimeve me koronavirus dhe spitalet që luftojnë për të përballuar fluksin e pacientëve të sëmurë.


Londra ka qenë zona më e goditur e Mbretërisë së Bashkuar deri më tani, në kulmin e rasteve me Covid-19 gjatë sezonit të dimrit.


Duke folur së bashku me Boris Johnson në një konferencë shtypi në Downing Street të Enjten, Simon Stevens, shefi ekzekutiv i NHS, tha se spitalet në Londër tani po presin gati 800 pacientë me Covid në ditë, kjo nje shifer ekuivalente me sa eshtë gjithë kapaciteti i i spitalit St Thomas, një nga spitalet kryesore të kryeqytetit.

“Ne po deklarojmë emergjencën sepse kërcënimi që ky virus paraqet për qytetin tonë është në kulm. Nëse nuk marrim masa të menjëhershme tani, NHS-ja mund të mbingarkohet dhe më shumë njerëz do të vdesin. Londinezët vazhdojnë të bëjnë sakrifica të mëdha dhe unë jam duke iu lutur atyre që të qendrojne në shtëpi nëse nuk e kanë absolutisht të nevojshme që të dalin”, tha Sadiq Khan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu