• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Marion Ramsey

-Instant, Paparazzi, Slider



Marion Ramsey, e njohur më shumë për aktrimin e saj në serinë e filmave amerikanë ”Academia e Policisë’, ka vdekur në moshën 73 vjeç, ka njoftuar agjenti i saj.

Drejtuesit e saj në Roger Paul Inc i thanë BBC se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Los Angeles të enjten (7 janar) në mëngjes. Agjencia tha se Ramsey ishte sëmurë kohët e fundit, por nuk dha një shkak të vdekjes.

Ramsey ishte e adhuruar nga fansat e saj për portretizimin e saj të oficerit me zë të zhurmshëm Laverne Hooks në Akademinë e Policisë. Ajo gjithashtu kishte një karrierë të shkëlqyeshme në Broadway, duke luajtur në produksionin Eubie! 1978, një muzikal biografik për pianisten e famshme të xhazit Eubie Blake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *