• |
ide | kryesore

Ndodh 1 herë në 100 vjet/ Shqiptari bëhet me katërnjakë në Gjermani

-Instant, Arkiva, Stil



Në Klinikën e Gjinekologjisë në spitalin e Augsburgut një nënë ka sjellë në jetë 4 femijë një herësh gjë që ndodh mesatarisht një herë në 100 vjet pa një terapi të fertilitetit. Lindja e katërnjakëve të Michaela Seidl dhe partnerit të saj shqiptar Valmir Bytyqi zgjati 3 minuta.

I pari erdhi Leoni pastaj Luis, vazhdoi Aroni dhe në fund Beni. Gjëja më e mirë e kësaj është se 4 djemtë janë shumë të shëndetshëm. Të gjithë kishin peshë 1.300 gramë dhe po merrnin frymë në mënyrë të pavarur që nga fillimi.

Për shkak se ata duhej të vinin në jetë me prerje cezariane 2 muaj më herët, ata janë në kujdes intensiv për fëmijë të parakohshëm. Lindja e katërnjakëve pa terapi për fertilitet është jashtëzakonisht e rrallë. Ekspertët vlerësojnë se ka lidhje të katërnjakëve në 1853 raste.

Klan Kosova shkruan se për momentin Leon, Luis, Aron dhe Ben janë ende në stacionin e monitorimit të klinikës së fëmijëve. Nëna Michaela dhe babai Valmir shkojnë çdo ditë për të përqafuar fëmijët e tyre dhe për t’i ndjerë ata. Të katërt ushqehen ende përmes një tubi gastrik, por gradualisht ata kalojnë në një formulë speciale të shishes. Prindërit e tyre ndoshta do të jenë në gjendje t’i marrin ata në shtëpi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *