• |
ide | kryesore

Pink: Cili është çelësi i një martese të lumtur

-Instant, Paparazzi, Slider



Pink është e martuar prej 15 vitesh me Carey Hart dhe lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë me vitet. Ndërkohë që shumica e lidhjeve të showbizit nuk zgjasin shumë, Pink dhe Carey kanë luftuar fort për të ruajtur marrëdhënien e tyre. Si sot para 15 vitesh ata kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre dhe Pink ka zbuluar sekretin e një martese të lumtur dhe kaq jetëgjatë.
Këngëtarja e njohur ka postuar në Instagram disa nga fotot më të bukura, që ka realizuar ndër vite me partnerin e saj. Ajo e ka uruar për 15-vjetorin e martesës dhe është shprehur se ka qenë kokëfortësia ajo që i ka mbajtur bashkë për kaq shumë vite me radhë.

“15 vite. Krenare për ne zemër. E shikon, ndonjëherë të jesh kokëfortë paguhet. Çfarë udhëtimi i egër ka qenë, derisa mësuam të qëndrojmë në pistën tonë. Për 15 muajt e ardhshëm hahaha. Të dua ty dhe familjen tonë”, ka shkruar Pink përkrah fotove të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *