• |
ide | kryesore

Reshjet e shiut me intensitet të lartë, përmbytje në Lezhë, Vlorë, Shkodër e Fushë-Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut kanë vijuar të paraqesin probleme në disa qytete të vendit tonë. Shirat e dendur kanë sjellë probleme në qytetin e Lezhës. Intensiteti i lartë i reshjeve gjatë natës ka sjellë probleme në bllokun e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja’. Në disa zona të Lezhës, lumi Drin ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive.

Në qytetin e Vlorës, reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë ajo ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë.

Shirat e dendura kanë bërë që lumi Ishëm të dalë përsëri nga shtrati. Situatë mjaft problematike paraqitet në fshatin Murqinë të njësisë administrative Bubq ku niveli i ujit në ara ka kaluar 50 cm. Janë rreth 20 banesa të rrethuara nga uji në lagjen fundore të këtij fshati dhe në disa prej tyre uji ka hyrë brenda.

Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar rruga që lidh fshatin Kallmet në Lezhë me superstradën Lezhë-Shkodër. Kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke vërshuar në rrugë e përmbytur dhjetra hektarë tokë bujqësore. Gjatë natës ka pasur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë. Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *