• |
ide | kryesore

Rrëshqitje e dherave prej motit të keq në Mirditë, një banesë rrezikon shembjen

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me stuhi kanë shkaktuar përmbytje të shumta.

Mes zonave të prekura është edhe fshati Klos, njësia Fan në Mirditë, ku një shtëpi rrezikon që të shembet nga rrëshqitja e dherave.

Banesa që rrezikon të shembet është e Agustin Pjetrit.

Rreziku tjetër lidhet me faktin se afërsia me autostradën mund tё krijojë bllokim tё aksit rrugor.

Banorët janë evakuuar nga policia në Mirditë, ndërsa janë njoftuar shërbimet e emergjencës së bashkisë Rrëshen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *