• |
ide | kryesore

Ursula von der Leyen: Marrëveshje me Pfizer për 300 milionë doza të tjera të vaksinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Evropian ka zgjeruar kontratën e tij me Pfizer / Biontech.

Sipas Ursula von der Leyen, komisioni ka siguruar dhe 300.000.000 doza të tjera nga vaksian Pfizer/BionTech.

Duke folur në një konferencë shtypi urgjente në Bruksel , Presidentja von der Layen theksoi se BE ka shumë plane për 2021 siç është rindërtimi i ekonomisë por e gjithë kjo kërkon kapërcimin e pandemisë që do të thtoë se ata duhet të vaksinohen sa më shumë evropian sa më shpejt të jetë e mudnur.

Në këtë kontekst Presidentja e Komisionit Evropian iu referua një marrëveshje me Pfizer/ BioNtech për furnizimin me 300 milion doza të tjera vaksine, nga të cilat 75 milion do të jenë në dispozicion brenda tremujorit të dytë dhe pjesa tjetër pak më vonë, duke theksuar se kjo është një marrëveshja përfundimtare dhe jo vetëm për negociata.

Me këtë marrëveshje, numri i dozave të vaksinës Pfizer / BioNtech do të dyfishohet dhe do të arrijë në 600 milion doza.

Komisioni gjithashtu ka aprovuar vaksinën Moderna dhe tani me këto dy vaksina kemi doza për të vaksinuar 380 milion qytetarë evropianë, pra rreth 80% të popullsisë së përgjithshme të BE. Do të ketë më shumë vaksina në javët dhe muajt e ardhshëm. ” tha presidenti von der Leyen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *