• |
ide | kryesore

Vizita në Athinë, Rama drekon në shtëpinë e Mitsotakis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Greqi. Homologu i tij Kyriakos Mitsotakis organizoi një drekë në shtëpinë e tij për kreun e Qeverisë shqiptare.

Në pamjet që kanë publikuar mediat greke, në drekë ndodhej Edi Rama, Mitsotakis, ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe Eleni Sourani, ish-ambasadore e Greqisë në Shqipëri, aktualisht drejtore e Diplomacisë në zyrën e Kryeministrisë helene.

Mitsotakis dhe Rama shprehën kënaqësinë për përmirësimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe, ndërkohë që kjo është vizita e dytë në Greqi e kryeministrit shqiptar brenda pak muajsh, gjë që nuk kishte ndodhur gjatë këtyre shtatë vitesh qeverisje nga ana e tij.



3 Comments

  1. Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump-in dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën”, e përsëriti deklaratën e tij Rama, e cila bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *