• |
ide | kryesore

Demokracia në ShBA/ Trump zhduket nga rrjetet sociale. Presidenti: Twitter komandohet nga radikalët e majtë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas Facebook dhe Instagram, Trump i mbyllet edhe llogaria në Twitter. Vendimi u mor përgjithmonë duke vlerësuar se Trump ende rrezikon të nxisë dhunë përmes mesazheve në rrjetet sociale, megjithëse ai ka premtuar publikisht se do të garantojë një kalim pushteti paqësor.  Në mesazhin e fundit në Twitter, Trump tha se nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të Biden në 20 Janar, ndërsa në ditën e mësymjes në Capitol Hill ai i quajti “patriotë” njerëzit që hynë dhe ndaluan me dhunë seancën e Kongresit. Trump është i njohur për varësinë e tij nga Twitter përmes të cilit komunikon vazhdimisht me ndjekësit e tij.

Donald Trump u përpoq t’i përgjigjej ndalimit të tij personal në Twitter përmes adresës zyrtare @POTUS, duke këmbëngulur se ai nuk do të ‘heshtte’ .

Presidenti u fut në llogarinë e tij qeveritare në Twitter të premten, disa orë pasi platforma ndaloi përgjithmonë adresën e tij personale @realDonaldTrump, duke bërë që njerëzit ta kritikonin faqen e mediave sociale për kufizimin e fjalës së lirë, ndërsa promovonte ideologjinë e ‘së majtës radikale’.

Twitter i mbyll llogarinë, reagon Trump: Nuk do të heshtim, do të ndërtojmë platformën tonë

“Siç kam thënë për një kohë të gjatë, Twitter ka shkuar gjithnjë e më tej në ndalimin e fjalës së lirë, dhe sonte, punonjësit e Twitter kanë koordinuar me demokratët dhe të majtën radikale në heqjen e llogarisë time nga platforma e tyre, për të heshtur mua dhe 75,000,000 patriotë të mëdhenj që votuan për mua” – tha Trump në të parin e një serie postimesh, të cilat u dokumentuan nga përdoruesit e rrjetit përpara se të ndaloheshin rreth tre minuta pasi u publikuan.

“Ne nuk do të heshtim! Twitter nuk ka të bëjë me fjalën e lirë. Të gjitha kanë të bëjnë me promovimin e një platforme radikale të majtë ku disa nga njerëzit më të egër në botë lejohen të flasin lirshëm” – shkroi Trump.

Më herët, Facebook e Instagram kanë pezulluar llogaritë e Trump për një periudhë të pacaktiar pas sulmit që ndodhi në Capitol Holl.

Kjo pa ndodh pasi keto veprime duket se nuk perkrahen nga amerikanet.

Pesëdhjetë e shtatë për qind e amerikanëve duan që Presidenti republikan Donald Trump të shkarkohet menjëherë nga detyra, pas inkurajimit këtë javë te protestes që u përshkallëzua në një trazirë me viktima brenda Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, sipas një sondazhi të Reuters / Ipsos.

Sondazhi kombëtar i opinionit publik, i kryer të enjten dhe të premten, gjithashtu tregoi se shtatë në 10 nga ata që votuan për Presidentin Trump në nëntor, kundërshtuan veprimin e mbështetësve të skajshëm që hynë në Kapitol ndërsa ligjvënësit po mblidheshin për të çertifikuar fitoren në zgjedhje të demokratit Joe Biden.

©Lapsi.al



32 Comments

  1. Sa te lumtur jeni qe nje gjigand i teknologjise, te cilin nuk e ka votuar askush dhe, holle holle, perfaqeson vetem interesat e veta, ka te drejten te censuroje nje president legjitim te demokracise me te madh te globit. Ju pelqen apo nuk ju pelqen juve Trumpi eshte aty sepse ka fituar zgjedhjet, ndersa Twitter-i sepse ka krijuar monopol ne menyre te paligjshme…Turp t’ju vije juve te lapsit qe jeni edhe demek te majte

    1. Nuk jane vetem kto te Lapsit, por fatkeqesishe eshte shumica e botes, jane totalisht injorant ne kete drejtim, nuk e kuptojne dot qe kjo eshte nje lloj diktature moderne e cila sa vjen dhe me keq po behet.
      Njerezimi nuk e meriton Demokracine dhe lirine.

      1. Nuk e kane nga injoranca. Keta jane kelyshe te komunizmit dhe ferkojne duart se po behet Amerika komuniste. Komunistet kane krijuar nje rrjet gjigand ne gjithe boten sidomos ne Amerike dhe Europen perendimore. Ne cdo 12 Profesore Universiteti ne Amerike, 11 jane te majte dhe vetem nje eshte konservator. Ne kete menyre ata infektojne brezin e ri me ideologjine Marksiste. KOmunistet ashtu si edhe ne grushtin e shtetit qe bene Bolsheviket ne Rusi qe e quajne Revolucioni Rus po qe nuk ishin Ruset ata qe e bene, ruset ishin viktima te genocidit me te madh te njerezimit ku u vrane e persekutuan 60 milione vete perkrahen nga koropratat e medha multinacionale, nga bankat e medha, nga mediat e medha. Dmth ata shqehen nga para e madhe.
        Po jap nje rast sesi i shperblejne zagaret qe ju sherbejne. Manuel Barroso nje ish Maoist u be President i Keshillit te Europes dhe e ktheu BE nga Bashkim Ekonomik ne bashkim politik. Kur u largua nga detyra e bene Konsulent te Goldman Sach (Bankes me te madhe ne ShBA) ku i japin 300,000 Euro/ne vit.

    2. Kjo eshte censure sic thua ti

      Twitter nuk eshte polic i fjales se lire as ligj

      Por eshte nje platforme private qe ve kushtet e saj dhe po ti doje qejfi i ndryshon sipas rastit.

      E vertete eahte qe kane shume ndikim ne fajlen e lire. Dhe favorizon apo denon si ti doje qejfi interesi

      Kjo gje zgjidhet me ligj .

      Ligji duhwt ti detyroje.te tilla platforma te jene gjitheperfahirese dhe jo censuruese

      Hate speech inlammatory etj etj percaktime sic i ka twitter jane shume te turbullta te gjera evazive dhe mund perdoren sipas qejfit.

      Nuk ka accountability

      Zgjidhet ndryshe por nuk e bejne
      Ketu hyn politika

    3. Po pra se i prishem varrin baces Enver ne….tashi te na rroje agjitacion-propaganda dhe Sigurimi privat i Facebook
      Sa kendshem eshte te dehesh me Coca-cola…

  2. volumi i punës që do të duhej për të bërë atë sistem vaditjeje-drenazhimi-menaxhimi të ujërave që kishte Shqipëria në vitin 1990, kushton sot jo më pak se 2 miliardë dollarë amerikanë”.

    Kjo është shifra.

    Natyra ta kthen kusurin. Atë që i ke bërë, nuk ta harron; të vjen mbrapsht e të përplasetet në fytyrë, bash atëherë kur mendon se ja ke hequr paq dhe i ke rregulluar punët e tua mirë e bukur.

    Këtë i kemi bërë Shqipërisë këto 25 vjet, dhe hakmarrja po na vjen rregullisht, me racion të dhimbshëm, çdo dimër.

      1. Nuk e ka “ngatëruar artikullin Tefta” ore Tan , jo.
        Është nga soji atyre që ju djeg kurrizi për samarin e diktaturës.
        Është nga soji i enveristëve që kujtojnë se pasi ra diktatura komuniste në Shqipërinë që ishte “kopështi i lulëzuar i socializmit në botë”, demokracia është shkaktare e shkatërimit të gjithshkaje.
        Është nga ata që thonin o ta bëjmë edhe Europën edhe Amerikën si Labëria.

  3. Censura eshte motra e vogel e diktatures. Nese censura vihet ne pune ndaj presidentit ne detyre te SHBA, merreni me mend ne cfare niveli kemi arritur dhe se cila eshte vlera e delaratave per te drejtat e njerout e llogje te tilla te pafind

  4. Kujt i plas TRAPI. Se cfar do besh ti.
    Ti ike dhe pe hallin. Tani meri me vete dhe keta TRAPAT qe te ndiekin. Dhe qani hallin te platforma juaj.

  5. Kjo eshte çensure ne baza ideologjike. Trampi mund te kete shume gjynahe por askush nuk duhej te kishte guximin te ndalonte presidentin e shtetit me te fuqishem te botes qe te komunikoje me zgjedhesit e tij. Amerikanet dhe gjitha bota demokratike duhet te reagojne.

  6. Fara e hisllit nga blloku i lindjes
    Po përhapet me shpejtësi në amerike
    Çkeni me trampin ai tha çdo familje i duhen 4000$ne muaj
    Jo tha dora e majtë që fshin bythen 600$ për person
    Tani amerikanët ti bëjnë vetë llogarite

    1. o katnari po president pra ishte, e kishte te gjith fuqine t’iu jepte nga 4000 ne muaj po se beri se ishte thjesht populizem. Ah meqe Trump perfaqeson te djathte, nqs i merr apo jo 4 000 ne muaj e vendos tregu dhe jo presidenti i ShBA

      1. Sa injorant! Pse ca eshte kjo perralle me mbret, qe i ishperndan paret nga thesi i vet, si ti doje qejfi?! Mos bej komente kur nuk ke asnje lloj kulture institucionesh demokratike.

  7. Situate e rende ku me mediat sociale ne rastin e te mire do behet ajo qe po ndodh me mediat tradicionale, pra do te ndahen ne dy kampe te polarizuara ku secili bisedon praktikisht me veten dhe debati vdes perfundimisht.
    Kjo eshte gjeja me e turpshme qe idiotet e perbotshmet po e perqafojne si akt clirues. Keta njerez kane humbur ekuilibrin mendor, ja ka zene syrin urrejtja dhe kane harruar urtesine e shekujve qe thote se shume shpejt do t’i vije radha atyre vete. I pari qe u pastrua nga Twitter-i ka qene nje anti-semit, provokator sarkastik me shume sesa i demshem, i quajtur Andrew Anglin me 2017 pas Charlottesville. Nga ajo frengjia e vetme qe i mbeti per tre vjet kembengulte qe shume shpejt do t’i vije radha atyre qe nuk e mbeshteten te pakten ne emer te principit. Dhe ajo u be realitet.
    Thomas Paine thoshte: Pasi ke siguruar lirine tende kujdesu te sigurosh edhe ate te armikut perndryshe liria jote nuk do jete kurre e sigurte. Nuk ka njeri sot politike qe nuk do te duhej te pezullohej per ate gje qe u pezullua Trump. Trump u pezullua sepse tha qe 75 milion njerezit qe me votuan jane patriote dhe se nuk do te merrte pjese ne ceremonine e inagurimit. Ne qofte se keto nxisin dhune imagjino cfare tjeter mund ta beje.
    P.S. Ju botet e lapsit perkthejeni tamam sepse nuk tha patriote per ato qe u futen por per votuesit e vet.

  8. Ilir Meta ka nxituar për të shkuar drejt qytetit të Shkodrës ku i ka ardhur në ndihmë kryebashkiakes në detyrë Voltana Ademi.

    Kjo e fundit ka rezervuar së pari një drekë me produkte zgare dhe verë të kuqe për kreun e shtetit ku kanë diskutuar për situatën e përmbytjeve që kanë ardhur si pasojë e reshjeve.Dhe amerika ka shpellkaret e vet qe duan vetem dhune e rrumpalle

  9. Ore po kaq te sigurte e keni se Trumpi dhe Trampizmi do largohen kaq lehte nga kjo histori qe do te kete permasa te jashtezakonshme……e mira eshte te presim se cdo te ndodhe pas dates 20 janar……keto majtistet me Pelosin ne krye pse kane kaq nxitim per ta liruar Trumpin nga detyra 11 dite perpara?! Apo kane ndonje frike se mos i vjen TSUNAMI dhe i merr perpara?!…….kush do te rroje dote shikoje….

      1. Per fat te keq po, kane mbaruar. Megjithate, ne USA, ka votime cdo dy vjet. Magjia e demokracise, per sa ka mbetur prej saj…

  10. Sali Berisha dhe UDB-ja pas sulmit me armë të Leka Zogut ndaj KQZ-së në ‘97, si na dha Princi votat në Kuvend në këmbim të disa sixhadeve dhe tapeteve

  11. Ndaj Berisha nxitoi që të vetshpallej viktima e dytë në botë pas Trumpit, që do ti mbyllet Facebooku. I duhet shumë sot një asocim me fatin e Trumpit, me idetë paranojake të komplotit ndërkombëtar kundër tij dhe vazhdimin e jetës pas “vdekjes politike” të 25 Prillit. Dhe i ka aq gati shumciën e tyre që do ta besojnë këtë, sa më duket sikur janë nisur qysh tani të mbushin

    “Bulevardin Trump” në Kamëz, për të nisur betejën.

  12. TRUMPIT do i rruaje TOPET sic ja bene per 6 vjet kellirat e majta bashk me ca te “djathta”
    TRUMPI esht Strateg i lindur. JUST WAIT AND SEE.

  13. Si mundet qe oligarkia ti ndaloj komunikimin me votuesit e tij, Presidentit te SH.B.A, qe eshte zgjedhur me voten e lire te popullit?. Ku mbaron demokracia e ku fillon diktatura? A mundet oligarket qe nuk jane te zgjedhur nga populli te imponojne vendit vullnetin e tyre? A jemi ne prak te nje diktature te re? Njerez jini vigjilent! Kujtoni historite e diktaturave, fashiste, naziste e komuniste!

  14. Rrjetet sociale që bllokojnë fjalën e lirë aq më pak presidentit amerikan janë në shërbim të qarqeve të erreta të cilat u angazhuan të marrin pushtetin në mënyrë të paligjshme në SHBA duke lejuar votimin edhe pas dates së zgjedhjeve votime me postë ku nuk verifikohet kush voton dhe ku kanë votuar dhe të vdekurit .Amerikanët janë të bindur se zgjedhjet u vodhën që fjala e lirë u censurua etj.

  15. dhe dy jave dhe plehra Trump do ballafaqohet me ligjin per gjithe vjedhjet dhe demet qe i ka sjellle shteteve te bashkuara keto dy jave do haje nje mut te madh Vetem se do shkarkohet dhe bllokuar nga cdo vendim qe do marri

  16. E gjithe bota kunder Trump.Neper internet ka terrorist, maniak dhe pedofil qe bejne cfare ju do trapi dhe nuk ja heq njeri faqet nga rrjetet sociale.Kjo eshte diktatura moderne e politikave te majta te cilet e quajne veten Demokrat Liberal.Me bejne pershtypje keta njerzit qe gezojne,Trump neser mund te kthehet tek bilionat e tij te vazhdoje e te luaj golf prane gruas se tij seksi po bota si do ja bej hallit me kete sistem diktature qe po instalohet ne vendin ku demokracia lindi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *