• |
ide | kryesore

Greqi/ 800 raste të reja me COVID-19 dhe 32 vdekje në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka konfirmuar sot 800 raste të reja të infeksionit të koronavirusit (COVID-19), nga të cilat 11 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 144293. Ndërkohë që 362 pacientë trajtohen të intubuar, 954 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu sot janë bërë publike edhe 32 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur në 5227 vdekje në total në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *