• |
ide | kryesore

KQZ publikon draftin e projektvendimit për regjistrimin online të emigrantëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për Zgjedhjet e Kuvendit”, i cili është ende në konsultim.

Shtetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamentare  do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ i cili gjithashtu do të bëjë verifikimin e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave:

1-Mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjareve

2-Mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID.

Nëse të dhënat e marra nuk përputhen hiqet mundësia e votimit

Kështu KQZ ka vendosur që:

1) Të miratojë rregullat procedurale/teknike për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për Zgjedhjet e Kuvendit sipas lidhjes 1 bashkëlidhur këtij vendimi. Ngarkohet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për detajime të mëtejshme teknike për procesin e regjistrimit të kësaj kategorie zgjedhësish.

2) Sistemi qendror në KQZ për nevojat e funksionimit të tij sipas lidhje 1 të këtij vendimi të komunikojë nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit me Bazat e të dhënave shtetërore si Regjistri i Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistrimi i adresës së banimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit etj, me qëllim identifikimin e zgjedhësve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

3) Sistemi qendror në KQZ duhet të lejoje auditimin e tij përpara nisjes së procesit zgjedhor, nga auditë expertë të jashtëm, duke analizuar te dhënat e konfiguruara në sistem dhe loget/gjurmët e veprimeve në të.

4) Afati i fillimit të procesit të regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë venditsi rregull i përgjithshëm të jetë jo më vonë se 5 ditë pas shpalljes së dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve për Kuvendin dhe të përfundojë jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve. Përjashtimisht për Zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021 afati i fillimit të këtij procesi të vendoset nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në varësi të procesit të prokurimit dhe të përfundojë jo më vonë se 24 shkurt 2021.

5) Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit e hartuar sipas proceseve të përshkruar në lidhjen e këtij vendimi miratohet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve dhe i dërgohet DPGJC-së.

6) DPGJC jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve heq zgjedhësit nga jashtë vendit nga lista e zgjedhësve të qendrave të votimit ku ata kanë të regjistruar vendbanimin në Shqipëri në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

7) Subjektet zgjedhore të regjistruara në KQZ, me kërkesën e tyre dhe pa pagesë, mund të marrin nga KQZ një kopje elektronike të listave të zgjedhësve nga jashtë vendit. Kjo listë përmban përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “ç”, “d” të pikës 1 të nenit 45 të Kodi Zgjedhor, qarkun ku zgjedhësit kanë të regjistruar vendbanimin në Shqipëri në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile si dhe shtetin ku ata kanë regjistruar vendbanimin në “Programin e regjistrimit të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

8) Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së.

9) Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij.

 



7 Comments

  1. Vetem voten e emigranteve keta rilindasit nuk e prekin. Keta mund te manipulojne votat

    ketu , por te emigranteve ? J OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

    1. Po po aty mahu ti. Keta ti vjedhin votat sy per sy ne QNV jo me te nderhyjne ne sistem qe si sheh kush e si japin llogari kujt. Ideja eshte qe refuzimin duhet ta mare nga shumica e shqiptareve ne Shqiperi qe u varferuan edhe me shume gjate 2 mandateve te tepsise e timonit.
      Mos kujto se emigranteve ju dhemb shume, se ato “mahniten” nga arritjet e propaganda e Ramazanit e plus qe shumica akoma kane nostalgji per buken e misrit e jeten e lumtur e pa strese ne komunizem:) dhe per rrjedhoje votojne cunat e nipat e “Birosë”.?

  2. sa loqe qe je, se kan nostalgji per buken e mistrit prandaj emigruan jashte. E verteta eshte qe nqs vota nuk manioulohet, emigrantet jan te pakontrollueshem nga partite politike. Askush nuk mund te thote nqs do votojne per Ramen apo per Bashen, emigrantet sjan militante sic jan pjesa me e madhe e votuesve ne Shqiperi, nuk genjehen ashtu sic thoni ju nga nje fasade se te ishte aq kollaj do ishin kthyer te jetonin ne Shqiperi. Problemi eshte ama qe rrezikohet te manipulohet vota e emigranteve me lehte se sa ndodh me votat ne shqiperi se ne ket rast mjafton te nderhysh ne sistem

    1. Fatkeqesisht ai parafolsi pak me siper, te cilin ti e quan loqe, ka te drejte. Shumica e emigranteve votojne Ramen ose nuk votojne fare se nuk ja ndjen me per per kete mut vendi qe e quajne Shqiperine, qe i detyroi me marr rruget e kurbetit.
      Shqiptaret jane pak idiota, genjehen kollaj, sidomos nga propaganda perfekte e Rames, historia e ketyre 30 viteve te fundit e ka treguar.

  3. Duke lezuar kete projektligj (nuk pata durim ta lexoj te gjithin). U binda qe Rama e ka te sigurtr nje mamdat te 3-te, por po lufton fort qe ta siguroj dhe nje te 4-te.
    Ta gezoni o Shqiptar Trima dhe Liridashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *