• |
ide | kryesore

Kryemadhi në Paskuqan: Gjendja e 70% të shqiptarëve është më e keqe se 4 vite më parë

-Instant, Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte në Njësinë nr.11, Paskuqan ku është takuar me disa banorë, si dhe ka prezantuar drejtuesin e fushatës elektorale në këtë zonë.

Kryemadhi u shpreh se shumica e shqiptarëve, rreth 70% e tyre janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre.

Unë isha në Paskuqan dhe sapo erdhëm. Kishte shumë trafik, rrugët ishin të pamundura për t’u kaluar dhe të përmbytura dhe ajo që të bënte përshtypje ishtë zymtësia dhe mungesa e shumë gjërave të cilat janë të domosdoshme. Sot e kam filluar ditën që në mëngjes, që nga njësia 3 në takime me banorët, por do e vazhdojmë edhe më tutje. Tani e kishim lënë një takim me doktor Besnikun, që të bëjmë një prezantim të tiji, ku do të drejtojë fushatën elektorale në këtë zonë, por edhe do të hartojë së bashku me ju një plan pune jo vetëm për zhvillimin e kësaj zone, por edhe të shumë gjërave të tjera, që kanë të bëjnë sidomos me angazhimin e të rinjve dhe të rejave, sidomos me punësimin e mirëpaguar, ashtu sikurse me zhvillimin dhe krijimin e hapësiarve për qytetarët.

Në fakt nuk ka nevojë tua kujtojmë ne qytetarëve, se qytetarët gati 70% e tyre janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është që nuk merret asnjë lloj mase apo tentative nga qeveria për t’i krijuar. Ne jemi të fokusuar më shumë tek të rinjtë dhe të rejat. Unë si grua dua për gratë dhe për vajzat, por kjo nuk do të thotë se jam feministe, edhe pse jam mes dy burrave, por kemi prapë shumë vajza. E kemi kaluar pak ne gratë, kemi vajtur mbi 51 më duket, por nuk është ky problemi, ne jemi të gjithë të barabartë. Unë do të dëshiroja që imuniteti ynë të mos ishte thjesht në aspektin shëndetësor, por edhe ndaj qeverive të këqija, të cilat për hir të së vërtetës kanë krijuar një hapësirë shumë të vogël për zhvillimin e ekonomisë”, u shpreh Kryemadhi.



2 Comments

  1. Ilir Meta ka nxituar për të shkuar drejt qytetit të Shkodrës ku i ka ardhur në ndihmë kryebashkiakes në detyrë Voltana Ademi.

    Kjo e fundit ka rezervuar së pari një drekë me produkte zgare dhe verë të kuqe për kreun e shtetit ku kanë diskutuar për situatën e përmbytjeve që kanë ardhur si pasojë e reshjeve.

  2. Sali Berisha dhe UDB-ja pas sulmit me armë të Leka Zogut ndaj KQZ-së në ‘97, si na dha Princi votat në Kuvend në këmbim të disa sixhadeve dhe tapeteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *