• |
ide | kryesore

Qëndrojnë të larta shifrat e viktimave në Britaninë e Madhe, 1035 persona ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Planet



Britania e Madhe vazhdon që të jetë një vend, me shumë raste të infeksioneve me koronavirus, ndërsa edhe numri i viktimave nga Covid-19 është i lartë.

Në 24 orët e fundit, në Britani kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 10 35 njerëz.

Numri total i të vdekurve nga virusi në Britani deri më tani llogaritet në 80 868 persona.

 

 

Ndërsa, të infektuar për shkak të koronavirusit në Britaninë e Madhe janë regjistruar 59 937 individë.

Numri total i të infektuarve për shkak të virusit në Britaninë e Madhe ka shkuar në 3 017 409 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar nga Covid-19 është SHBA, ndjekur nga India, Brazili, Rusia, Britania, Franca, Turqia, Italia, Spanja etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *