• |
ide | kryesore

Robert dhe Patris Berisha humbin të ëmën

-Instant, Paparazzi, Slider



Vëllezërit Robert dhe Patris Berisha kanë humbur të ëmën. Përmes një postimi në Instagram, ishte Roberti ai që njoftoi se nëna e tij u nda nga jeta.

“Pusho e qetë mami im. Për ty kam shkruar shumë, po e lë me kaq.” – shkroi ai.

“Mami im më e mira. Më ke këputur shpirtin. Të pushoftë shpirti i qetë.” – shkroi Patrisi në Facebook.
Nora Istrefi postoi gjithashtu një foto të ish-vjehrrës së ndjerë, në krah të së bijës, Renee.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime. Të kam dashur dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë në paqe.”

Në një postim të një viti më parë, Roberti tregoi pak për betejën e të ëmës me një sëmundje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *