• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund i bën nder Bayern: Leipzig e Leverkusen nuk dinë të përfitojnë

-Instant, Sport, Video



Bayern Mynih duhet të ndihet me fat: nuk përfitojnë nga rrëzimi i kampionëve në transfertën e Gladbach as Leverkusen e as Leipzig. Në javën e 15 të Bundesligës, Leipzig pësojnë humbjen e parë në Red Bull Arena e dështojnë në parakalimin e Bayern për të marrë kryesimin: Dortmund fiton 3-1 falë Sanchos e dygolëshit të Haaland. Për ta bërë më të butë humbjen e bavarezëve, edhe Leverkusen nuk u afrua në renditje, duke barazuar 1-1 në shtëpi me Werder: Schick iu përgjigj Toprak.


Mjaftonte një fitore kundër Dormund dhe do të ishte vendi i parë në Bundesligë, por shkoi shumë ndryshe nga sa kishte shpresuar Leipzig. Në Red Bull Arena, Borussia Dortmund i shkaktoi atyre humbjen e parë në shtëpi këtë kampionat, duke i sfumuar shansin për të parakaluar Bayern Mynih në renditje. Pas një pjese të parë pa gola, Sancho kaloi në avantazh miqtë në minutën e 55, i shërbyer në perfeksion nga Reus. Ishte pikërisht pika vendimtare e takimit, sepse Leipzig dorëzohet aty dhe pëson dygolëshin e Haaland, golashënuesit më të mirë të verdhezinjve. Norvegjezi shënoi në minutën e 71 golin e dytë dhe kompletoi misionin në të 84 me golin që vulosi ndeshjen. Dormund mbërrin kështu në vendin e katërt me 28 pikë, tre nga Leipzig dhe pesë nga Bayern.



Bayer Leverkusen nuk përfitoi nga humbja e Bayern e nuk shkoi më shumë se 1-1 në shtëpi kundër Werder Bremen, në avantazh me Toprak (52’) por të arritur nga Schick (70’). Dygolëshi i André Silvas i ka dhënë fitoren 2-0 Eintracht Frankfurt në Mainz, 2-2 mes Union Berlin e Wolfsburg. Freiburg është treguar i pamëshirshëm (5-0 ndaj Koln), ndërsa Schalke 04 ka marrë fitoren e parë në kampionat, duke shkatërruar 4-0 Hoffenheim e duke i dhënë fund një makthi të pabesueshëm.




GERMANY – BUNDESLIGA
Bayer Leverkusen 1 – 1 Werder Bremen
Freiburg 5 – 0 1. FC Köln
Mainz 05 0 – 2 Eintracht Frankfurt
Schalke 04 4 – 0 Hoffenheim
Union Berlin 2 – 2 Wolfsburg
RasenBallsport Leipzig 0 – 3 Borussia Dortmund



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *