• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi, humbja e katërt në pesë javë: Laçi sheh me bindje nga kreu

-Instant, Sport, Video



Nuk ishte cështje trajneri dhe kjo ishte kuptuar edhe më herët, por një impakt i tillë disfatist në pesë javët e fundit nuk mendohej as në makthet më të frikshme të Kukësit. Me 3-2 e pësuar në Lac, Hallaci merr humbjen e dytë në dy takime që kur është ulur në pankinë si trajner i parë, duke e cuar serinë në 4 në pesë ndeshjet e fundit për Blutë. Laçi në anën tjetër ka vazhduar serinë e fitoreve, duke parë me bindje nga kreu.



Episodet ishin të favorshme për të besuarit e Shpëtim Duros që në fillim, me kurbinasit që gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 12’, me Emiljano Mustën, një pasimi perfekt të marrë nga Lushkja. Tekniku i gëzohet kështu fitores së dytë kundër një ish-skuadre të tij e, pas Partizanit, u imponua edhe ndaj Kukësit. Skuadra e Hallaçit u shfaq e pafuqishme për të reaguar, duke lejuar që Laçi të mbyllte llogarinë me golin e dytë në fundin e pjesës së parë. Vendimtar edhe njëherë Harmon që po e bën mungesën e Nëabuezes të mos ndihet.


Si për ta bërë të pakthyeshëm rezultatin, skuadra e Duros shënoi edhe golin e tretë në minutën e 50 me Xhixhën. Kur u kujtua Kukësi të kthehej në lojë ishte shumë vonë. Blutë kualitetet i kanë, por nuk luajnë si skuadër dhe lejojnë shumë prapa. Dy golat e Ibraimit në minutën e 64’ dhe Eze në minutën e 92’ me penallti, janë pika ku Hallaci duhet të kapet për të lënë sa më shpejt pas këtë situatë të vështirë, që e ka zbritur në vendin e 5 me 17 pikë, ndërsa kurbinasit janë të dytët 9 pikë nga kreu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *