• |
ide | kryesore

Video/ Messi e Griezmann ndajnë pokerin: Barca fundos Granadën, Atletico nuk luan, Sevilla mposht Sociedad

-Instant, Sport, Video



Pokeri i Barcelonë e fitore e vuajtur e Sevillas: këto ishin rezultatet e arritura në javën e 18 të La Liga, bashkë me sfidën e shtyrë mes Atletico Madrid e Athletic Bilbaos. Katalanasit janë imponuar në fushën e Granadës, duke u rikthyer në ndjekje të kreut, edhe pse ndër tre të parët e klasifikimit, janë ata që kanë luajtur numrin më të madh të ndeshjeve.

Dy Messi e dy Griezmann kanë likuiduar Grandan në shtëpi, duke i dhënë një tjetër fitore Barcelonës që dihat tashmë me 34 pikë, dy pas Real Madrid, por që duhet ende të luajë. Ka shkuar gjithcka në rrugën e duhur për Koeman, që ka parë të tijtë në avantazh që në minutën e 12 me realizimin e Griezmann. Francezi ka shërbyer edhe në të 35 për Messin, në rastin e golit të dytë, përpara se argjentinasi të hipotekojë fitoren me golin e tretë në pjesën e parë (42). Granada nuk kishte mundësi reagimi dhe Barca fiksoi pokerin me Griezmann në minutën e 63, falë asist brilant të Dembele. Në fund (78) edhe një karton i kuq për Vallejo, por që nuk ndryshoi asgjë, me katalanasit që e kishin siguruar fitoren dhe nuk u shtynë përtej.




Sevilla ka mposhtur ndërkohë në shtëpi 3-2 Real Sociedad. Një pjesë e parë zbavitëse: miqtë iu përgjigjën dy herë avantazhit të andaluzianëve të shënuar nga En Nesyri (4’ e 7’) falë një autogoli flagrant të Diego Carlos (5’) e golit të Isak (14’). Sidoqoftë ishte sulmuesi maroken që riktheu avantazhin për Sevillan, me një prekje me takë, në sugjerimin e Ocampos, pas vetëm 45 sekondash nga nisja e pjesës së dytë, që mbeti në fuqi deri në fund të takimit. Dy formacionet bashkohen me 30 pikë në zonën europiane, që për momentin mban jashtë saj Sevillan falë diferencës së golave.





SPAIN – LALIGA SANTANDER
Sevilla 3 – 2 Real Sociedad
Atletico Madrid ? – ? Athletic Bilbao (e shtyrë)
Granada 0 – 4 Barcelona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *