• |
ide | kryesore

Video/ Penallti në minutën e 6 shtesë: Apolonia e vendit të fundit i merr pikën në shtëpi Partizanit

-Instant, F1, Sport, Video

Partizani nuk bëhet dot ndjekësi kryesor i Vllaznisë, sepse të kuqtë dështojnë të marrin pikë të plota me Apoloninë e vendit të fundit, që në debutimin e Fabrizio Camaratas në pankinë, i bëjnë një shaka të hidhur të kuqve me 1-1 e fiksuar në minutën e e 96. Atëherë kur nuk pritej, atëherë kur pikët e lëna do të kenë peshën më të rëndësishme.



Meriton komplimenta formacioni fierak, që luajti hapur ndaj Partizanit, duke u munduar të shfrytëzonte potencialin që disponon. Natyrisht ndonjë rrezik të tepër jeshilbardhët i kaluan, sidomos në konkluzionet e Asanit, Belicës me kokë e Solomon, i rikthyer pas mungesës. Por me Mihanën e Levendin i treguan të besuarve të Dajës se nuk kishin ndërmend të lëshonin pe.

Të kuqtë e dominuan takimin, por kanë gjëra që ia komplikojnë manovrën. Melo, i rikthyer pas një jete si titullar, nuk bëri dot diferencën, ashtu si në fakt e gjithë skuadra kryeqytetase. Braziliani e Asani u munduan ta zgjidhnin ndeshjen vetë, por nuk arritën. E megjithatë kur Cara, asi nën mëngë i Dajës shënoi golin e avantazhit në minutën e 86, në një gabim të prapavijës fierake, u duk se gjithcka mori fund. Vetëm se suprirzën Apolonia e kishte lënë për në fund të shtesës kur një penallti naive i dha të drejtën Zaimit të barazojë nga pika e bardhë. 20 pikë për Partizanin në vendin e dytë e 9 për lojtarët e Camaratas, që i përgjigjet kështu pikës së marrë nga Skënderbeu e Bylis.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.