• |
ide | kryesore

Zëri Amerikës: Rikthehet trafiku me gomone nga Shqipëria drejt Italisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një gomone me 55 emigrantë në bord u shpëtua mesnatën e së premtes nga roja bregdetare shqiptare dhe italiane afër grykëderdhjes së lumit Vjosa. Sipas dëshmive të emigrantëve, gomonia u ça nga dallgët dhe për pasojë një pjesë e tyre, kryesisht nga Siria, Irani dhe Egjypti, morën djegie në lëkurë në pjesë të trupit nga benzina që përplasej nga presioni dallgëve.

14 emigrantë u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, sipas burimeve spitalore, ndërsa të tjerët morën ndihmë në spitalin e Vlorës dhe më pas u dërguan në mjediset policore. Mes tyre në Vlorë ndodheshin edhe katër gra dhe një fëmijë, ndërsa mes të lënduarve, që u dërguan në Tiranë, ishin edhe tre fëmijë të tjerë.

Emigrantët kanë dëshmuar se paguan nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë tek skafistët, që u kishin premtuar se do t’i dërgonin në Itali me jaht.

Sipas burimeve policore, emigrantët njoftuan vet me telefon policinë e Vlorës dhe të Fierit, pasi kanë qëndruar gati tre orë në det të hapur në rrezik mbytjeje, ndërsa skafistët i kanë shpëtuar arrestimit nga policia. /Voa/



2 Comments

  1. SO ESHTE 9-JANARI SI ATEHERSHMI I SHENDER GJINUSHIT ME KOMPANI QE I MBYTEN NE DETE SHQIPTARET DHE SOT RAM ZIU NJESOJ SI GJINUSHI ME HEQJEN E MONOYORJUMIT ME QELLIM TRAFIKUN E KLADESTINEVE DROGES DHE SHPEJT SHPEJT DO VENDOS DHE VIZAT PER SHQIPTARET SKAFISTET JANE BERE GATI DHE PRONARI RAMA DO MBLEDHE PARAT E SKAFISTEVE .NDERSA EMIGRANTET SOT SIRJAN NESER SHQIPTARE NE DETE TE HAPUR DIHET PER PESHKAQEN RAME ZIU DHE PASTAJ VLORA ME TE ZEZE PER TE LARE HESAPESH………..

  2. Luftrat prandaj i bejn per te perfituar peshkaqenet mafjoz nderkombtar .ka kocka dhe per pagano barbaret shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *