• |
ide | kryesore

“Darka e fundit” në Dubai

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Qeveria Rama u gjend papritmas e përmbytur nga një video disa sekondshe dhe një buqetë fotosh të nxjerra prej saj, ku shfaqej njëri prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, në shoqërinë e dy ministrave dhe eksponentëve të rëndësishëm të rilindjes.

Gjithçka dukej sikur ishte përgatitur për të bërë zhurmë. Vendodhja: Dubai. Restoranti: ai i Nusretit të famshëm. Periudha: në kulmin e përmbytjeve. Konteksti: biznesmenë e politikanë që festojnë së bashku në kulmin e akuzave, kur ky kabinet po përflitet gjithandej si qeveria e oligarkëve.

Ky koktej molotov ishte i mjaftueshëm për ti vënë flakën rrjeteve sociale. Dhe në këtë kuptim kjo është një ngjarje nga ato të cilat mbahen shënim në historinë e një vendi. 

Pasi, ndonëse asnjë nga mediat e mëdha, apo më pak të tilla, nuk foli për këtë histori, qeveria u detyrua të japë shpjegime. Ajo sqaroi se të ftuarit ishin aty për punë, në kuadrin e një projekti rindërtimi, ndërsa vetë Rama, mori mundimin të përgjigjej në Facebook, se ministrat e tij e kishin të ndaluar të shkonin me pushime jashtë, ndaj kjo përrallë me “gjellë pasanikësh” ishte e pavlerë.

Në fakt, alibia e qeverisë ishte pak bindëse.

Nga pamjet dukej qartë se festa ishte organizuar nga biznesmeni Samir Mane, dhe ministrat Ahmetaj, Balluku, apo zyrtarë si Mazniku dhe Fuga kishin pak lidhje me njëri- tjetrin, në projektin që pretendohej se merrnin pjesë. 

Çdo mendje normale e ka të pamundur të përtypë se ata gjendeshin sëbashkëu duke punuar për rindërtimin.

Fjala vjen, pse duhej të ishte aty zv/kryetari i bashkisë Tiranë, kur projekti i rindërtimit do bëhej në Durrës? Ç’lidhje ka zëdhënësi i kryeministrit me këtë proces? Apo për të shoqëruar gazetarët e tv-ve që gjendeshin në Dubali dhe që u informuan gjithashtu për këtë festë nga facebook-istat e Tiranës?

Në këtë kuptim, alibitë e zyrës së propagandës qeverisë nuk kanë asnjë vlerë.

Për faktin e thjeshtë se ato nuk arrijnë ti mbushin mendjen askujt. Jo sepse pretendimi që thotë kryeministria mund të mos jetë i vvërtetë. As sepse ministrat mund të mos kenë qenë të ftuar për punë. 

Por, për një arsye krejt tjetër që e kapërcen fabulën e një feste në një restorant të famshëm të emirateve.

Ato pak sekonda që u përhapën me shpejtësi rrufeje në rrjet, që u transformuan në dhjetra meme, që u mveshën me audion e recitimit të Reshat Arbanës, që gumëzhinë me mijra komente dhe që e detyruan kryeministrin të prishte të dielën për tu përgjigjur, qenë tejet simbolike. 

Ato ishin dëshmia e asaj që mendojnë të gjithë, lidhjeve okulte mes bisznesit dhe politikës. Ato qenë prova e moskokçarjes apo indiferencës së “shërbëtorëve” tanë ndaj fatkeqësisë së një vendi të përmbytur nga ujrat. 

Mënyra se si ato u përhapën, forca më të cilën ato u ripostuan, ishte një tregues i qartë se realiteti që perceptojnë shqiptarët nuk është as ai që i kumton qeveria mes kronikave të përgatitura, as temat për të cilat zgjedhin ti “informojnë” mediat. 

Prandaj qeveria, vendosi të lëshojë sqarim publik dhe Kryeministri të reagojë personalisht. Ata kuptuan se sado që të kesh nën kontroll gjithë kastën, mjaftojnë disa sekonda imazhe që gjithë propaganda të bëhet shkrumb e hi. 

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi në Dubai me Rilindjen është e ngjashme me historinë e vallzimit të Nanos dhe Xhoanës në një buzuk grek, kur vendi ishte në zi kombëtare. 

Atëhere, ish-kryeministri nuk i kishte nën kontroll gjithë mediat e mëdha dhe mjaftoi një kronikë në një TV kombëtar, që imazhi i tij të shembej. 

Sot Edi Rama i ka vënë në thundër të gjitha ekranet, por fatmirësisht jetojmë në kohën e rjeteve sociale. Dhe për Dubain shpërthyen si rrallëherë ato. Jo thjeshtë se u konsumua një darkë te Nusreti, por mbi të gjitha si revoltë, kundërshtim dhe neveri për fabulën që u tregohet nga kasta.  

©Lapsi.al 

 



42 Comments

  1. Fakti qe pjese te kabinetit apo kryeministrise shtrojne darka ne Dubai me sponzorizimin e nje biznesmeni ne cdo vend perendimor do te kishin dhene doreheqje.

    Ka shume biznesmene te ndershem e punetore por vetem dikush ka fatin te ulet me ministra etj, prandaj oligarket e vjeter e te rinj jane nje realitet ne Shqiperi, pallavrat e Rames nuk I beson as qeni im ne shtepi.

    Minimumi Rama duhet te kerkonte falje edhe ne emer te tyre.

    Kush ja pagoi darken e shtrenjte, eshte pyetja me reale.

    Turp per Ramen dhe qeverine halabake te tij.

    1. Kush e pagoi darken? Me duket pyetje e pavend. Thjesht per faktin se aty eshte biznesmeni me i fuqishem shqiptar kuptohet se pse kush i paguan ato mijra euro. Ne fund te fundit a nuk po behet tuneli ne Llogara per te dale direkt tek biznesi i tij? Me leket e kujt po behet ai tunel?

      1. Me kujtohet kur edhe rruga deri tek TEG-u u financuar nga Qeveria Berisha..po ndodh prape nje mut..Atehere kur politika shqipetare te jete e shkeputur nga interesa oligarkie ky vend mund te filloje te marre fryme..Jam kurioz cdo thone tani Banoret e Laberise qe kane votuar jete e mot Rama &Co, kur rruga e tyre e premtuar prej 30 vitesh nuk do te ndertohet me por do “ndihmoje” biznesin e Manes! ha ha ha

    2. Jo mor gazetar jo! Ne kohe pandemie asnje zyrtar shteti nuk duhet te levize kashte vendit. Asnje! Ne Ontario, Kanada, nje numer zyrtaresh dhane menjehere doreheqje sapo u mesua se kishin udhetuar jashte vendit, nderkohe qe njerzeve u behet thirrje te mos levizin. Zyrtare te tille kane turp, kerkojne falje dhebjapin menjehere doreheqje. Eshte skandal, turp dhenkrim qe Kryeministri i ben vete keto shkelje dhe akoma me keq, mbron te tjeret. Udhetimet e fundit ne Turqi dhe Greqi ishin per arsye jo te interesit te Shqiperise dhe Kryeministri genjen kur thote bisedoi per pandemine???? Po cte besh, kur pupulli eshte i mefshte, opozita e dhjere dhe prokuroria e blere, do vazhdojme te mbajme mbi qafen tone keto derra te felliqur.

  2. Shpifjeeee. Qeveria nuk pagoi as nje lek. Befteku 276 dollaresh ishte kot. Vera 2000 dollareshe ishte e ngrohte. Dhe patatja 28 dollareshe ishte e ftohte. Qeveria do ta hedhe Nus’ retin ne arbitrazh. Dhe perpos ivestimeve miliardeshe per popullin tene, do marrim edhe leket e arbitrazhit ashtu si ja morem 110 milion Bechetit, 100 milione Cezit, 45 milione Actor, 110 milione Akernise, 100 milione Kurumit. Perpara karvani nga fitorja ne fitorje.

  3. Dhe kur mendon se vetem per vleren e nje bifteku qe ne ate lokal kushton 270 euro

    jane burgoaur 8 persona. Ja pera pse eshte aq e eger me popullin qeveria qe per

    30 euro te fatures se energjise e ka burgosur dhe cuar ne vetvrasje kryefamiljarin e

    burgos brenda nje viti 38 000 persona. Sepse u duhen per tu ‘ dendur” sic thoshte

    Ali Asllani ne lokalet me te shtrejta ne bote.

  4. O shqiptar

    hap syte dhe shiko
    si po te vjedhin,
    si po te shtypin
    si po. te varferojne

    hap veshet dhe degjo
    si po te mashtrojne
    si po tallen me varferine tende
    si po te perqeshin kur te shikojne te perulur.

    Nrije koken dhe lufto
    per veten tende
    per femijet e tu
    per Shqiperine tone

    ( shkruar nga une )

  5. Cudi I Paemer Rilindas nuk ka komentuar e duke justifikuar darken e fundit, me siguri I ka mbetur hatri se pervec rroges donte te ishte edhe ai ne Dubai

  6. Njerezit habiten qe shikojm keto pamje, pse cabkujtoji ju se nga i marrin leket, nga i coj. Leket keta per bamirsi.
    Saimiri paguan keto se sot jan ne pushtet, mendoni se neser sdo paguaj te tjeret qe do vijn.
    Mua me duket shume zurme per asgje.

  7. Delet te mos harrojne 25 prillin , ate dite votohet dhe pashallaret duhet te sundojne te pashqetsuar . Kjo nuk eshte asgje , thjeshte nje pike ne oqean . Shkoni e votoni

  8. ÇKERKONI TE BEJNE ME SHUME ? TJU QINE NGA NJE HERE NE BYTHE ? VETEM ATEHERE DO TA KUPTONI? POPULL IDIOT QE JU BESON ME SHUME KURVAVE SESA BURRAVE , POPULL QE PREFERON LEPIRJEN PARA PUNES , POPULLL QE DO ME SHUME GENJESHTREN SESA TE VERTETEN . POPULL QE DO ME SHUME TE PERDHUNOHET SESA NDERIN . PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUU……………………….. JU QIFSHA ROPT QE BESONI AKOMA TEK KETO KURVA QE NUK PO LENE GJE PA JU BERE . EPO NUK THONE KOT LIROJU NENAT TJU THONE BABA . TANI QUAJI BABALLARE PERDHUNUESIT TUAJ O IDIOTE R BARKBOSH .
    TJU RROJNE PARTITE

  9. Do harrohet shume shpejt . Keshtu ka bere jet e mot ky popull prandaj eshte ne kete gjendje mjerane .
    Mjafton qe kaloresit(hypsit) ti varen kembet paçka se te tyret jane te gjakosura .

  10. Po punojne per rindertimin , pabuksat e lali Erdogan Rames , keshtu eshte dhe do jete deri sa te ngopen me buke , keto jane pasojat e urise qe la diktatura e Enverit , krijoje NJERIUN TONE TE RI ,
    BASTARD ?

  11. Andi ti si njeri i medias që jr pse nuk thellohesh dhe kërko të vërtetën se kush ja pagoi drekën atyre !? Por me patutpsi del e bën llogje . Vetëm për vitet që ke mbi shpatulla në ktë profesion sduhet tja lejosh vetes

    1. Andi e di se drekën ua ka paguar mami jot kurva, me lekët e kallinjve të grurit të mbledhur në kohën e komunizmit në fshat.

  12. Qeverri a ne dubai laberit ruajn bagetin per nje pershesh dhe mezi presin te votojen Spermatozoid in deshtak te kristaqiiiiiit

  13. Na ishte njehere,nuk ishte, e tha por nuk e tha,e kapi por nuk e kapi,ishte e qarte por nuk ishte e qarte…..
    Karrlliqe Bushati,e lau e thau,e dogji ,i ngeli ne dore…..
    Bushat ku jeton,ne ndonje shtepi pa penxhere …dukesh fukara shpirteror.
    Vetem idiotet dhe turma e beson liderin .Asnjehre lideri nuk ben ate qe thote,ligji eshte per te tjeret por jo per liderin.
    Jo Rama por te gjithe pa perjashtim jane njelloj,Me kujtohet Fazllici.
    Zogu tha-do vesh opingat dhe po vi ne mal per te luftu italianet.
    Dhe dihet ,iku si hajdut ,si kacak naten , e la popullin si mut.
    Bushat a je pjese e kesaj loje?
    Leri pordhet demokrate.

  14. Fjalimi i Nolit mbajtur para Parlamentit të Shqipërisë në vitin 1924, ku tregon për pesë anarkitë që ka Shqipëria. Ja si shprehet ai:

    “Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i të pesë anarkive:

    E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

    E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve.

    E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

    E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

    Herodoti na tregon se në betejën navale të Selaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…”

    Pse habitemi ? Mos u habisni , ne fund te fundit keta jemi . Lemerisaj do ishte fjala me e pershtatshme . Po kujt tja thuash ?

  15. Deri më 25 Prill tani do të kemi shansin të dëgjojmë Tan Shehun e Tit Vasilin të ankohen se vaksinat po i marrin vetëm elektrati socialist, dhe jo ai demokrat, ose akoma më keq, të dëgjojmë që një demorkat që bëri vaksinën, i kishin futur çip dhe është bërë socialist.

    Po të paktën këto nuk e tmerrojnë popllin, po i ngrejnë humorin. Dhe është vërtet kohë e keqe ku humori është i nevojshëm për të ngritur moralin. Por jo për të ngritur opozitën.

    Dhe një kërkesë për qeverinë. Kur të filloj vaksinimi i të moshuarve, fillojeni me Sali Berishën. Eshtë i vetmi që i duhet gjallë qeverisë deri më 25 Prill.Kush e nxorri videon o shpellkare vete rama,kete video Kocke e hodhi per ju o shpellkare qe ju dhe salihu juaj keni me cfare te merreni per kete jave prandaj leshohuni dhe mosturbohuni me rralle ka vend per te gjithe ju shpellkaret e cecenit salih

  16. Me shume opzite ban lapsi se lul basha. PSe nuk del e thote ai njeri per kto dreka e darka. Ka marr vilat ne brgdet dhe del e flet per oligarket.

  17. Ky gazetari do hete ndonje pabuks se ska mundesi. Po pse ore lumadh ministrat nuk do hane do rrine barkthate si ti? Ytt tutje o mortje

  18. Hajde vendosim koeficientet kush e pagoi darken.

    Samir Mane 1.15
    Arben Ahmetaj 1.60
    Arber Mazniku 1.95
    Belinda Balluku 2.35
    Endri Fuga 3.45

    Bastet fillojne nga 50 leke te vjetra si gara me qen.

  19. Në kulmin e pamdemisë, në kushtet kur pothuajse në gjithë Shqipërinë kanë shpërthyer përmbytjet, kryeministri shkon në Turqi për vizitë shtetërore e ha një drektë me Erdoganin në pallatin perandorako-presidencial për të na dhënë lajmin e madh se para zgjedhjeve, në Fier do të ndërtohet një spital , dhuratë e vëllait turk.
    Shkon në Greqi e takohet me kryeministrin grek Micotaqis, ha një drekë në shtëpinë e tij, e na jep lajmin “surprizë” që ka rënë dakord që Greqia të marë 12 milje në detin Jon.
    Sapo kthehet në Shqipëri, jep sihariqin e madh se vaksinat nuk do të fillojnë në javën e tretë të janarit, siç kishte premtuar, por një javë para, ama nuk na thotë se sa vaksina ka siguruar , nga kush e me çfarë kosto janë blerë apo pranuar si “dhuratë”.
    Në të njejtën kohë e në të njejtën situatë dramatike për Shqipërinë, sekush ka filnuar në një restorant super lluksoz të Dubait, dy ministra kryesorë të Ramës, biznesmenin më të pasur të Shqipërisë, nënkryetarin e bashkisë së Tiranës (qejflli hotelesh të shtrenjta) e i pesti, i famëshmi Endri Fuga, Gëbelsi i qeverisë Rama.
    “Skjarimi” i vetëm i kryeministrit për këtë ahengun në Dubai, është se këta të pestë paskan shkuar atje , për të fituar një “investim të madh”.
    Nuk jep asnjë informacion se për çfarë “investimi” bëhet fjalë, e çfarë lidhje ka kjo pesëshe me këtë “investim”
    E shoh se edhe Bushati i ka rënë rrotull në këtë shkrim, e nuk ja ka gjetur dot fillin nga ta kapë ngjarjen.
    Nuk do të desha kursesi që ti futesha historive konspirative të kësaj qeverie, por po mjaftohem vetëm me këtë vlerësim.
    Nëse një qeveri nuk është transparente me publikun e nuk i skjaron hapur veprimet e saj, kjo do të thotë se po bën jo punë të mira e në shërbim të qytetarëve shqiptarë, po punë të ndyra korruptive në interes të pushtetit apo më e pakta, mundohet të mbulojë pa aftësinë e saj.
    Përse shumica e shqiptarëve komentojnë me mllef e deri urrejtje për Ramën ?
    Pikërisht se kanë krijuar bindjen që ai nuk është i sinqertë e gënjen vazhdimisht.
    Përse shqiptarët kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi ?
    Po si mund të kenë besim ata tek SPAK-u, kur ai ngre akuza ndaj komisionerëve të vdekur e nxjerr të pafajshëm ata që miliona, jo vetëm shqiptarë, i kanë dëgjuar me veshët e tyre, që kanë bërë kasaphanë me zgjedhjet e janë po këta që do të administrojnë zgjedhjet e ardhëshme ?
    Ndejti Shqipëria tre vite pa Gjykatë Kushtetuese e më në fund kur na u bënë 7 të “përzgjedhur” të “pa kapur politikisht”, kjo Gjykatë nuk fillon nga puna me çështjet kryesore si shëmbja antikushtetuese e teatrit kombëtar apo zgjedhjet antikushtetuese vëndore njëpartiake, po nis me disa çështje ordinere që mund të presin.

  20. Mendoj qe sot ky vend, ky popull jeton ditet e tij me te veshtira. Drejtohet nga nje qeveri rrenjesisht e korruptuar, thellesisht e zhytur ne zullum, ku dhe pse shpenzohen miliona leke, vetem per nje dreke, nuk ju bene syri terr, dhe ku me menyren me te turpshme mohohet dhe justifikohet nje gje e tille.
    Perbuzje dhe vete mesherim per ju , pasaniket e rinj te oborrit, qe dhe pae hani dreka, ku paguhet pordhe e nusretit dhe jo ajo qe konsumohet, mbeteni te vegjel medioker dhe koke palare. Askush nuk ka patur keq nga modestia. Juve jeni dhe injorante dhe arrogant. Shembulli me i keq per femijet tuaj dhe per te gjithe kete popull.
    Meritoni te peshtyheni te gjithe.

  21. Por, edhe pse opozita dhe mediet pranë saj kanë denoncuar këtë “skandal të madh”, ato janë të pandershme dhe kanë retushuar të pranishmit.

    Përshembull në krye të tavolinës ishte biznesmeni më i madh në Shqipëri, pasi takimi në Dubai për çështje biznesi ka qenë.

    Bëhet fjalë për ndërtimin e portit në Durrësi, ku arabët do të shpenzojnë 2 mld euro.

    Por, në denoncimin e tyre, si Basha, Berisha, por dhe mediet pranë tyre, e kanë fshirë nga video biznesmenin në fjalë dhe natyrisht nuk kanë guxuar t’ia përmendin as emrin, dhe nuk kuptohet përse, pasi ai në fakt ishte për biznes aty dhe nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe apo të paligjshme, që ta fshehin sikur ka bërë ndonjë krim.

    1. Edhe këtu fajin “Saliu” e paska.
      E paska dërguar opozita biznesmenin Mane në Dubai që të hajë drekë me krerët e ripjelljes.
      Mirë ripjellësit që e kanë parim që ti bëjnë fshehurazi marifetet e tyre korruptive, po ti more b…. lëpirësi i tyre kur ditke më shumë, përse nuk na i hap sytë me të vërtetën tënde ?

      1. Po ti demomaloku i modh, pse nuk i thu Sal pordhes e Lyl pederastit te publikojne e shajne njehere te vetme Oligarkun e tyre, Mane?
        Me qe kerkove te ti hapin syte, une po te ofroj ate qe kam mundesi, po ta hap e po ta shqyej biren e bythes, por edhe gjithe birat e fisit tend, race kurvash.

  22. Janë shpenzimet marramendëse që bën për luksin e tij dhe për propagandën, kryetari i opozitës Lulzim Basha. Siç e shikoni trupi i shoqërimit, eskorta dhe mjetet luksoze që “vrapojnë” drejt Shkodrës, ku më parë në vendin ku do të zbresë Luli ka shkuar një grup tjetër xhirmi dhe mjetet e veturat e tjera luksoze që e presin në takimin që do të zhvillojë.

  23. ” Darka e fundit” eshte titulli i ketij shkrimi, Ky titull nuk i pershtatet asaj darke

    sepse “darka e fundit” i shte darka e Krishtit me dishepujt nje nate para kryqezimit

    kurse ketu eshte |Darka e Djajeve ” e vampireve qe po i pine gjakun Shqiperise e shqiptareve

    Dhe si per ironi te fatit nuk u kryqezue Djalli por Krishti , kurse djalli dhe djajte vazhduan

    darkat e tyre deri ne ditet e sotme pa u merakosur se do te jete darka e fundit.

  24. PD, e cila dje ngrinte akuza të forta ndaj ish prokurorit, Petrit Fusha, sot djalin e tij do ta ketë aleat dhe pjesë të opozitës kundër qeverisë.

    Kur opozita flet kundër oligarkëve një nga emrat që përmend është kompania Fusha e famshmja e sheshit “Skenderbej” apo ajo që do ndërtonte teatrin.

    Aldi Fusha është nipi i oligarkëve dhe me lidhje të forta me kompaninë Fusha të Shkëlqim Fushës, që e akuzon PD dhe LSI.

    Në publik Petrit Fusha sulmohet, kompanitë e familjarëve të tij akuzohen, por djali i merret dhe i vendoset kandidat për deputet.

  25. po aq dramatik dhe në sulmin ndaj selive pushtetmbajtëse është në çastet e rrëzimit nga pushteti të ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Turmat e ekzaltuara nga dyshja Meta –Berisha sulmuan godinën e parlamentit shqiptar për ta pushtuar atë; duke e ditur se goditja e Llallës do të ishte fillimi i goditjes së aferave të tyre u bënë njëjtë si puçistët e shtatorit 1998, dhe, pas vrullit e mllefit të tyre qëndronte përsëri lideri faktik i opozitës, e cila , pasi nxori në radhët e para mitingashët e çartur dhe të stimuluar, desh të ndizte gjithë vendin, të përmbyste parlamentin, për të ruajtur një kryeprokuror, të cilin, vetëm një sistem drejtësie, si i yni, e lë të livadhisë përmes milionave latifondiste të përfituara edhe nga bashkëpunimi me krimin.O shpellkare shkoni Qini motrat e nenat tuaja ti beni qefin salihut

  26. Por, komentuesit i kanë nxjerrë një foto të së dashurës së djalit të tij, Armina Mevlani, e cila pak kohë më parë ka qenë pikërisht në restorantin e Nusretit, madje edhe ka pozuar me këtë të fundit.

    Bashkë me foton është paguar edhe një faturë e majme, që thuhet se i përket pikërisht Arminës, e cila natyrisht nuk është paguar nga ajo, por nga Shkëlzeni

  27. Mesa duket pjellave të Sali Berishoviçit i ka ikur truri se me ardhjen e investitorit Arab nuk kanë më shans të zaptojnë apo të grabisin dhe ato pak prona shtetrore që kanë mbetur në bregdet . Kanë lëshuar në çdo media kukuvajkat e tyre të zgjebosura të këndojnë kundër investimeve . Sa për drekën ; ka prokurori , kush ka byth le ta çoj në hetim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *