• |
ide | kryesore

Dëmet nga moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes reagon zyrtarisht duke dhënë detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes ka dhënë shifra zyrtare lidhur me dëmet nga mot i keq së fundmi në gjithë territorin e Shqipërisë.

Lajmi i mirë është se sipas Ministrisë jugu dhe rajoni qendror paraqesin një situatë drejt normalizimit, teksa edhe Lezha ka një përmirësim të dukshëm.

Në Shkodër, qark që është në monitorim të vazhdueshëm ka aktualisht gjithsej 4 mijë e 80 hektarë të përmbytura, dhe asnjë familje të evakuuar. Në Pikë ka 3 banesa të pabanueshme. Ndërkaq aksi rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar dhe i pakalueshëm.

Në Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, teksa janë evakuar 28 familje. 2 mijë e 850 hektarë tokë vijojnë të jenë nën ujë në gjithë qarkun. Nga ana tjetër prej rrëshqitjes së dherave 6 banesa janë të pabanueshme në Lezhë e 2 në Mirditë.

SITUATA PËR SHKAK TË KUSHTEVE TË MOTIT 

Në jug të vendit dhe në rajonin qendror situata është drejt normalizimit, ndërkohë që ka një përmirësim të dukshëm edhe në Lezhë.

Qarku i Shkodrës është në monitorim të vazhdueshëm si nga strukturat vendore ashtu edhe nga ato qendrore.

Forcat e Armatosura po mundësojnë lëvizjen e banorëve me mjete lundruese dhe mjete të larta. Gjithashtu FA po transporton pakot ushqimore nga Rezervat e Shtetit, drejt zonave të prekura.
Të gjitha hidrovoret në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës funksionojnë me kapacitet të plotë.

Në Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë.

Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës 3 banesa janë bërë të pabanueshme në bashkinë Pukë.

Aksi rrugor rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar, i pakalueshëm, ka rreth 1m borë.

Rruga e fshatit Dardhë, bashkia Fushë Arrëz është shembur rreth 60-70 metra (që më dt. 31.12.2020) duke e bërë rrugën të pakalueshme.

Në qarkun Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, ndërkohë që janë evakuuar
28 familje. 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë.
Nga rrëshqitjet e tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshme në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë.
Rruga Gallat-Minjollë në Milot dhe rruga pranë lumit Drojë janë të bllokuara.

600 pako ushqimore janë shpërndarë në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, ndërkohë që 20 banesa janë përmbytur dhe ka prezencë uji.
Sipërfaqe nën unë janë 520 ha.

300 pako ushqimore janë shpërndarë në këtë qark në Durrës, Krujë dhe Shijak.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile ndodhen në zonat e prekura në Shkodër dhe Lezhë për të koordinuar nga afër situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *